KosovaJob
Të gjithë artikujt
12 Mars 2024 · 1 min leximi

KosovaJob, sponsor në Turneun Bamirës Rugove CS2 2024!

KosovaJob i është bashkuar si sponsor Turnet Bamirës Rugove CS2 2024, i cili do të mbahet përgjatë muajit mars dhe do të sigurojë fonde për Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK).

KosovaJob, sponsor në Turneun Bamirës Rugove CS2 2024!
				 	 

Ky event po organizohet nga UJË Rugove dhe Federata Esports Kosova, realizuar nga XPortal Esports. Ky event do të zgjasë nga 23 deri më 24 mars. Në ditën e parë luhet deri në top 4 dhe në ditën e dytë mbahen dy gjysmëfinale dhe Finalja Madhore.

Gjatë turnirit, çdo donacion tjetër që shtohet do të shkoj drejtpërdrejtë për ANAK për të mbështetur fëmijët me autizëm.

Shkamb Kërleshi, Drejtor Komercial në KosovaJob dhe Dëfrim Puka, Drejtor i Marketingut janë takuar gjatë javës së kaluar në zyret e KosovaJob për të diskutuar me shumë detaje për këtë nismë fantastike në dobi të fëmijëve me autizëm.

KosovaJob me shumë entuziazëm e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe është e lumtur që si platforma #1 e punësimit e përkrahë këtë nismë dhe dëshmon edhe njëherë se është e gatshme të kontribuojë në të mirën e shoqërisë. Jemi “Së bashku për Autizëm”!

SHPALLJE PUNE

Shofer (2)
Prishtinë9 ditë
Pastruese, Recepsioniste
Prizren6 ditë
Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Compliance Specialist Support
Prishtinë1 ditë
Menaxher/e i/e Kategorisë
Prishtinë2 ditë
Remote Project Design Management Specialist
E re
Gjithë Kosovën28 ditë