1
Doni të punoni si mjeshtër në Gjermani?,  “Ausbau24” ta mundëson këtë

Doni të punoni si mjeshtër në Gjermani?, “Ausbau24” ta mundëson këtë

	 	 

Ëndrra juaj për të punuar në Gjermani, tani është vetëm një aplikim larg. Nëse përveç dëshirës për të punuar në Gjermani, ju keni edhe aftësi dhe përvojë punë si mjeshtër atëherë ju mund të arrini shumë lehtë të vendi i ri i punës.  Kompania me traditë në Gjermani, Ausbau24 do të përkujdesët që t’iu bëjë pjesë të kompanisë duke bërë rregullimin e vizës dhe duke ju ofruar kontratë të punës si dhe pagesë e rregullt dhe shumë të mirë.

Fillo vitin me punë në Gjermani, ja cilat detyra ju presin?

Kompani “Ausbau” e cila ndodhet në Wuppertal të Gjermanisë do të ju bëjë pjesë të kompanisë e cila merret me dizajnin e brendshëm dhe shërbimet që lidhen me objektet. Kjo kompani po kërkon Mjeshter per Knauf, Glet, Ngjyrosje (Moler) dhe Laminat. Nëse ju veç e keni përvetësuar këtë punë apo keni aftësi dhe pasion për to atëherë këto janë përgjegjësitë që ju presin.

  • Të keni njohuri dhe përvojë pune shumëvjeçare në Knauf, Glet, Ngjyrosje (Moler) dhe Laminat
  • Të keni përvojë pune si mjeshtër
  • Të jeni i motivuar dhe kreativ
  • Të keni aftësi për të përmbushur afatet

Çfarë duhet të dini më shumë për kompaninë?

“Ausbau24” është një biznes familjar i cili në thelb ka një pasion për dizajnin e brendshëm dhe shërbimet e objekteve. Që nga viti 2008, e kanë çuar përpara misionin e tyre për projektimin e dhomave dhe menaxhimin optimal të objekteve.

“Historia jonë është historia juaj” – është motoja e tyre.

“Rrënjët tona janë të thella dhe ne jemi krenarë për 35 vjet përvojë. Ne e kuptojmë se çdo projekt është unik dhe duhet të tregohet. Ëndrrat dhe kërkesat tuaja janë fokusi i punës sonë”, shprehen ata për misionin e tyre ndaj klientëve.

Ku të aplikoni?

Është një mënyrë e lehtë për të arritur te ky vend i punës. Për të dërguar aplikimin tuaj dhe për tu pajisur me informata shtesë mund të na kontaktoni ne e-mailin: info@ausbau-24.de ose në Tel: +38348222020

Klikoni këtu per të parë shpalljen e punës

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet