Për ditët e fundit të vitit, KosovaJob ka zgjedhur malet e Rugovës si një vend për të gjetur pushimin me natyrën dhe për të reflektuar mbi angazhimet e vitit të kaluar. Kombinimi i aktiviteteve më të qeta si “yoga” deri te ato me më shumë adrenalinë kanë qenë burim i një përvoje të shkëlqyer që ka ndihmuar në mirëqenien e stafit.
Edhe për këtë “retreat”, KosovaJob ka zgjedhur Theta Interactive pas një përvojë të shkëlqyer që patëm në majin e vitit të kaluar në Durrës. Për sezonin e dimrit, Rugova ishte destinacioni i përsosur. Ekipi për dy ditë ka pasur mundësi të relaksohet, të garojë, të nxitë kreativitetin në lojëra të ndryshme dhe ta njohë më mirë njëri-tjetrin edhe përtej ambienteve të punës. Përvec kësaj janë shpërndarë edhe dhuratat e “Secret Santa”, duke i dhënë fund misterit dhe duke sjell shumë befasi, të qeshura e përqafime.
"Retreat-i me Kosova Job, i realizuar për një ditë të plotë nga Theta Interactive, ishte një përvojë e jashtëzakonshme që ndryshoi energjinë dhe frymën e të gjithë atyre që morën pjesë. Kjo ditë e veçantë ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme që synonin të rrisnin bashkëpunimin, stresin zvogëlonin dhe krijonin një mjedis të frytshëm për zhvillim personal dhe profesional”, ka thënë Besnik Leka nga Theta Interactive.
Rëndësia e Aktiviteteve të Ndërtimit të ekipit
KosovaJob së bashku me Theta Interactive kanë veçuar tri aktivitete që janë tejet të rëndësishme dhe argëtuese për ekipet që duan të marrin pjesë në “retreat” të tillë. Ato janë Yoga, Rrëzimi i Vezës dhe Loja teatrale. Besniku shprehet se aktivitetet e ndërtimit të ekipit nuk janë thjeshtë vetem për argëtim; ato janë mjetet thelbësore për të kultivuar bashkëpunimin, për të përmirësuar komunikimin dhe për të forcuar lidhjet brenda një grupi.
“Retreat-i i fundit i një dite të organizuar nga Kosova Job dhe implementuar me ekspertizë nga Theta Interactive përfshiu një gamë të gjerë të aktiviteteve, secila duke shërbyer një qëllim të veçantë në promovimin e bashkëpunimit, rritjen personale dhe suksesin kolektiv”, ka thënë ai.
- Gara "Rrëzimi i Vezës":
Gara "Rrëzimi i Vezës" ishte një pikë kulmore e ditës, ku pjesëmarrësit u ndanë në ekipe dhe u sfiduan për të mbrojtur një vezë nga një lëshim i lartë duke përdorur materiale të ndryshme për mbrojtjen e saj. Ky aktivitet që duket sikur është lojë ka implikime të thella për dinamikën e skuadrës. Ai inkurajon individët të mendojnë në mënyrë kritike, të gjejnë zgjidhje kreative dhe të punojnë së bashku në mënyrë efikase nën presion dhe me shpenzime minimale.
Në botën e biznesit, punonjësit shpesh ballafaqohen me sfida të ndërlikuara që kërkojnë zgjidhje të reja. Aktiviteti i "Rrëzimit të Vezës" simulon këtë realitet dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit, mbledhjes së talenteve të ndryshme dhe eksplorimit të qasjeve të jashtëzakonshme.
- Joga dhe Teknikat e Frymëmarrjes: Përmirësimi i Vetëdijes dhe Komunikimit
Përfshirja e jogës dhe teknikave të frymëmarrjes gjatë retreat-it ishte një veprim strategjik drejt kultivimit të vetëdijes personale dhe përmirësimit të aftësive të komunikimit në mes të pjesëmarrësve. Joga, me theksin e saj në vetëdijen dhe frymëmarrjen e thellë, shërben si një mjet i fuqishëm për zvogëlimin e stresit, përmirësimin e fokusit dhe promovimin e mirëqenies fizike.
Në kontekstin e punës së ekipit, individët që janë të vetëdijshëm për veten dhe që kontrollojnë emocionet e tyre janë më të pajisur për të komunikuar në mënyrë efikase. Përmes jogës, pjesëmarrësit mësuan të qëndrojnë në qendër të vetes, të menaxhojnë stresin dhe të gjejnë qartësi të mendimeve. Ky ekuilibër i ri brenda vetes përkthehet në ndërveprim më të rëndësishëm në ekip, pasi individët janë më të përgatitur për të dëgjuar, për t’u ndërgjegjësuar dhe për të shprehur idetë e tyre në mënyrë konstruktive.
Për më tepër, përvoja e përbashkët e praktikimit të jogës krijoi një ndjenjë të bashkëpunimit dhe mbështetjes mes anëtarëve të ekipit, duke krijuar një bazë besimi e rëndësishme për bashkëpunimin efikas.
- Loja Teatrale: Eksplorimi i Skenarëve të Ndryshëm dhe Forcimi i Empatis
Loja teatrale, duke përfshirë role-playing dhe shfaqjen e skenarëve të ndryshëm, ofroi një platformë unike për pjesëmarrësit për të eksploruar perspektivat e ndryshme dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre ndërpersonale. Duke hyrë në role të ndryshme dhe duke u përfshirë në situata hipotetike, individët fituan njohuri më të thella të pikëpamjeve të ndryshme dhe pasuruan aftësinë e tyre për të u përshtatur me kushtet e ndryshme.
Në një kontekst profesional, aftësia për të ndërgjegjësuar dhe për të u përshtatur është shumë e rëndësishme. Ekipet shpesh punojnë me klientë, partnerë dhe kolegë të ndryshëm, secili me nevojat dhe pikëpamjet e tyre unike. Loja teatrale i pajisë pjesëmarrësit me aftësitë të cilat i ndihmojnë që shpejt të ndërlidhen dhe të përshtaten me situata te ndryshme.
“Ky retreat i një dite na kujtoi se është e rëndësishme të ndalojmë nga rutina e ditës së përditshme dhe të investojmë në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale”, ka treguar Besniku.
Përfitimet që sjell një “retreat” për stafin
Kjo eksperiencë e veçantë sjell një sërë përfitimesh për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të stafit. Disa aspekte ku një retreat-i mund të ndikojë pozitivisht janë këto:
Relaksim dhe Zvogëlim i Stresit: Aktivitetet si yoga dhe qëndrimi në natyrë ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe tensionit. Pjesëmarrja në këto aktivitete stimulon qetësinë dhe përmirëson kapacitetin për të menaxhuar stresin në ambientet e punës.
Përmirësimi i Produktivitetit dhe Kreativitetit: Një pushim i shkurtër në natyrë mund të përmirësojë energjinë dhe kreativitetin e stafit. Duke ndaluar rutinën e përditshme, ata mund të kthehen në punë me një perspektivë të freskët dhe energji më të lartë.
Thellimi i Marrëdhënieve Ndërmjet Stafit: Në një ambient të ndryshuar dhe më të afërt, punonjësit kanë mundësi për t'u njohur dhe ndërtuar marrëdhënie ndërmjet tyre. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin në vendin e punës.
Përqëndrimi në Shëndetin Fizik dhe Mendor: Aktivitetet fizike si garatë dhe stërvitja fizike janë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Përmirësimi i shëndetit fizik shpesh shoqërohet me një përmirësim të shëndetit mendor dhe emocional.
Kriimi i Një Ambienti të Qetë dhe Inspirues: Rugova ofron një ambient të freskët dhe frymëzues. Kjo mund të ndihmojë stafin të ndjehet relaksuar nga ambienti dhe të gjejë inspirim për projekte të reja dhe idetë inovative./ AkademiPune