Paradiso shpall konkurs për dy pozita të lira në Prodhimtari
Lokacioni: Lipjan
Pozita: Operator I makinave të prerjes – Waterjet dhe CNC
PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
- Operimi dhe kontrollimi i makinave të prerjes CNC dhe Waterjet.
- Planifikimi, organizimi dhe realizimi i prerjeve të porosive në pllaka graniti, mermeri, kuarci dhe materiale të ngjashme.
- Leximi dhe interpretimi i vizatimeve teknike, skicave dhe dimensioneve të porosive.
- Kontrollimi i saktësisë së dimensioneve dhe cilësisë së prerjes.
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe organizimit të hapësirës së punës.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
- Të ketë njohuri bazike të gjuhës Angleze.
- Të ketë përvojë pune; përparësi kanë kandidatët me përvojë në operimin e makinave CNC dhe Waterjet.
- Të jetë i disiplinuar, i përgjegjshëm dhe të respektojë rregullat dhe procedurat e kompanisë.
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe bashkëpunim me kolegët.
Pozita: Depoist në prodhim
PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
- Të bëjë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.
- Të bejë pregaditjen për daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit të mallit.
- Të merret me mallin e importuar dhe të kontrollojë gjendjen fizike të materialeve.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit të punës.
- Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyresi.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Të ketë së paku 1 vit përvojë pune si depoist
- Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm gjatë orarit të punës.
- Përshtatje në punë ekipore.
- Të jetë i gatshëm për të pranuar punë shtesë sipas nevojës së kompanisë.
- Të ketë patentë shofer, Kategoria B.
KUSHTET E PUNËS DHE BENIFITET
- Orar i plotë pune.
- Ambient pune profesional, stabil dhe bashkëpunues.
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.
- Bonuse në fund të vitit, të bazuara në performancën individuale dhe rezultatet e arritura.
- Shujtë ditore e mbuluar nga kompania, për të siguruar mirëqenie dhe komoditet gjatë orarit të punës.
- Sigurim shëndetësor për punonjësit.
Aplikimi: Bëhet në formë elektronike në qendresa@paradiso-kos.net ose ta dorëzojnë personalisht në zyrat e kompanisë Paradiso Sh.P.K., Rr. Ibrahim Rugova p.n., Lipjan.
Konkursi është I hapur nga 21.10.2026 - 21.11.2026
