KosovaJob
Të gjithë artikujt
16 Dhjetor 2023 · 2 min leximi

KosovaJob dhe AkademiPune prezantohen për Rrjetin e Qendrave të Karrierës në IAPP

Jemi shumë të lumtur që të premten kemi prezantuar platformat tona, KosovaJob dhe AkademiPune për Rrjetin e Qendrave të Karrierës në IAAP. Në takimin vjetor te Rrjetit që po mbahet në Prizren, ekipi i KosovaJob ka demonstruar procesin në platformën tonë të hulumtimit të vendeve të punës dhe krijimit të profilit të punëkërkuesit, të dy këto procese të rëndësishme për nxënësit e shkollave profesionale.

KosovaJob dhe AkademiPune prezantohen për Rrjetin e Qendrave të Karrierës në IAPP
				 	 

Në kuadër të prezantimit të mbajtur të premten, gjithashtu është prezantuar edhe platforma tjetër “online” e KosovaJob e që është-  “AkademiPune” e cila ndihmon punëkërkuesit në edukimin e tyre për zhvillim të karrierës, si dhe mënyrën se si kjo platformë mund tu ndihmojë nxënësve që të jenë më të përgatitur për tregun e punës dhe trendët e reja që po vijnë. Gjithashtu është theksuar rëndësia e prezencës “online” për të arritur te vendi i punës.

Njohuritë që u ndanë me Qendrat e Karrierës në IAAP mbi platformat tona digjitale do të ndihmojnë për t’i udhëzuar dhe ndihmuar nxënësit e shkollave profesionale në tranzicionin e tyre nga shkolla ne pune.

Aktiviteti i ardhshëm i bashkëpunimit me shkollat profesionale dhe Qendrat e karrierës është promovimi i tregimeve të suksesit nga kontributi qe jep sektori privat për nxënësit e shkollave profesionale në ngritjen e shkathtësive praktike sipas nevojave te tregut të punës.

Prezencën tonë në këtë ngjarje të rëndësishme te Rrjetit te Qendrave të Karrierës ne IAAP e mundësoi projekti Rritja e Punësimit për të Rinj-  (EYE) e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

SHPALLJE PUNE

Shofer (2)
Prishtinë9 ditë
Pastruese, Recepsioniste
Prizren6 ditë
Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Compliance Specialist Support
Prishtinë1 ditë
Menaxher/e i/e Kategorisë
Prishtinë2 ditë
Remote Project Design Management Specialist
E re
Gjithë Kosovën28 ditë