1
Dy pozita ideale nga kompania liderë e ujit në Kosovë, “Ujë Dea”

Dy pozita ideale nga kompania liderë e ujit në Kosovë, “Ujë Dea”

	 	 

A jeni person komunikativ, i mirëorganizuar dhe efektiv në komunikim me klientët? Atëherë kjo shpallje nga kompania e ujit “Dea” është mundësia ideale për të nisur karrierën në një pozitë ku mund t’i dëshmoni të gjitha aftësitë e juaja.

Fillimisht na lejoni të ju japim më shumë detaje për kompaninë “Ujë Dea”, e cila është anëtare e grupit të njohur botëror KHS nga GJERMANIA. Lider në Republikën e Kosovës në importin, shitjen dhe prodhimin e ujit te ambalazhuar.  Ata janë në kërkim të një punëtori i cili do të punojë në administratë.

Kjo kompani po ofron mundësi punësimi për kandidatë të përkushtuar dhe të organizuar qe do të angazhohet në barazimin e kartelave dhe mbledhjen e borxheve. Në këtë kompani janë të hapura dy pozita për Administrator/e për Barazim Kartelash dhe Mbledhje Borxhesh.

Cilat janë detyrat dhe aftësitë që kërkohen?

Nëse keni kualifikim universitar, aftësi organizative për të menaxhuar një numër të madh detyrash, keni aftësi të mira për të komunikuar në mënyrë efektive me klientët dhe kolegët, si dhe keni aftësi për për përdorimin e teknologjisë informative dhe programeve efektive për administratë dhe mbledhjen e borxheve. Nëse jeni të dëshmuar në këto aftësi atëherë në kompaninë “Ujë Dea”, ju presin këto detyra:

Barazimi i Kartelave: Sigurimi që të gjitha informacionet e kartelave janë të saktë dhe aktualizuara.

Mbledhja e Borxheve: Komunikimi me klientët për të informuar rreth borxheve dhe për të siguruar një proces të shpejtë dhe të efektshëm të pagesës.

Kommunikim me Klientët: Përgjigja ndaj telefonatave, email-ave dhe kërkesave të klientëve në lidhje me borxhet dhe çështjet financiare.

Raportim dhe Monitorim: Ruajtja e regjistrave të rregullta dhe të sakta për të gjitha aktivitetet e barazimit dhe mbledhjes së borxheve.

Respektimi i Ligjit dhe Politikave të Kompanisë: Sigurimi që të gjitha veprimet janë në përputhje me ligjin dhe politikat e kompanisë në lidhje me sigurinë dhe konfidencialitetin e informacionit.

Nëse kjo është ajo cfarë edhe juve ju pëlqen atëherë aplikoni MENJËHERË në këtë link: https://kosovajob.com/uje-dea/administratore-per-barazim-kartelash-dhe-mbledhje-borxhesh-2

Çfarë duhet të dini më shumë për këtë kompani?

Themelimi i ADEA Group është e lidhur ngushtë me zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë kosovare në mënyrë që të forcojë dhe zhvillojë ekonominë private të vendit. ADEA Group u themelua në vitin 1990 nga vëllezërit Shala. Duke bërë histori të pasur në  prodhimin e produkteve me cilësi të lartë. ADEA Group është zotuar për një rritje të vazhdueshme në aspektin e programit prodhues si dhe shërbimeve që hyjnë në domene te llojllojshme të aktiviteteve, por gjithmonë duke ruajtur një pozicion të fortë cilësor.

DEA ka filluar prodhimin në vitin 2004. Në dy vitet e para, kompania me sukses ka hyrë në treg dhe ka rritje rapide (të shpejtë). Kjo ishte nga shkaku i cilësisë së lartë të ujit, cilësisë së prodhimit si dhe nga promovimi adekuat i produkteve. Gjatë kësaj periudhe, kompania ka zgjeruar asortimanin e produkteve me një dëshirë për ekspansion të vazhdueshëm duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe klientëve./ KosovaJob

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet