1
Një vit i ri, një fillim i ri, ejani në Teleperformance dhe transformoni karrierën tuaj

Një vit i ri, një fillim i ri, ejani në Teleperformance dhe transformoni karrierën tuaj

	 	 

A jeni gati për të nisur Vitin e Ri me një shans të jashtëzakonshëm që mund të transformojë tërësisht karrierën tuaj? Një projekt gjigant botëror i është bashkuar liderit global të telekomunikimit, Teleperformanca në Kosovë dhe për këtë  po kërkohen kolegë të rinj të cilët i presin shumë mundësi, e edhe më shumë bonuse. Nëse jeni gjermano-folës, ju brenda muajit mund të punoni në këtë projekt me mundësi 100% nga rehatia e shtëpisë suaj. Pagë konkurruese e shumë benefite që në fillim të punës janë të garantuara nëse ju jeni kandidati i përshtatshëm. Që në fillim po ju themi, mos e humbisni këtë mundësi!

Ditët e Dyerve të Hapura – turne në Kosovë

“Ditët e Dyerve të Hapura” janë mundësia më e mirë për kandidatët për t’u punësuar në mënyrë të drejtpërdrejt. Ekipi i rekrutimit ju pret me këto data të Dhjetorit në 5 qytete të Kosovës. Ruani datat për tu punësuar në njërën prej këtyre ditëve.

  • 6 dhe 7 Dhjetor në Prishtinë
  • 11 Dhjetor – Pejë – Hotel Dukagjini
  • 12 Dhjetor – Prizren – Hotel Theranda
  • 13 Dhjetor – Mitrovicë – Hotel Palace

Si të bëheni menjëherë pjesë e Teleperformancës?

Nëse e flisni rrjedhshëm gjuhën gjermane (C1), ju jeni vetëm një hap larg punësimit. Ju mund të arrini te vendi i ri i punës, duke u bërë pjesë e Ditëve të Dyerve të Hapura që mbahen më 6 dhe 7 dhjetor te objekti  i Teleperformancës në Prishtinë (afër Xhamisë së Llapit), më 11 Dhjetor te Hotel “Dukagjini” në Pejë, më 12 Dhjetor në Hotel “Theranda” në Prizren dhe më 13 Dhjetor në Hotel “Palace” në Mitrovicë.
Ekipi i TP-së ju pret nga ora 09:00 deri në orën 18:00 në këto lokacione për t’i testuar aftësitë e juaja në Gjuhën Gjermane. Në Ditët e Dyerve të Hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm do të mund të pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë mundësitë e punësimit.

Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e Teleperformancës?

Teleperformanca është lider global i Telekomunikimit që ka shtrirje në shumë vende të botës. Më shumë se 2 mijë persona janë pjesë e saj, e cila viteve të fundit është shtrirë edhe ne qytete të ndryshme të Kosovës.

Çfarë mund të përfitoni nga punësimi në Teleperformance?

  • Mundësi për të punuar 100% nga shtëpia
  • Pagë fikse 4-shifrore dhe bonuese të produktivitetit
  • Punë me orar të rregullt
  • Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve
  • Mundësi të avancimit në karrierë
  • Sigurim shëndetësor të mbuluar 100% nga Teleperformance

Teleperformanca në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe ka arritur të marrë certifikimin “Great Place to Work” që konsiderohet si një nga standardet më të larta që mund ta arrijë një kompani për kulturë të shkëlqyer të punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në më shumë se 60 vende anembanë botës aplikojnë për të marrë një certifikim si “Great Place to Work”./KosovaJob

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet