KosovaJob
Të gjithë artikujt
10 Nëntor 2023 · 2 min leximi

Ju presin mundësi emocionuese në “Ditët e Dyerve të Hapura” të Teleperformancës

Më 15 dhe 16 Nëntor, Teleperformance Kosova po organizon “Ditët e Dyerve të Hapura”. Nëse flisni rrjedhshëm gjermanisht dhe kërkoni një punë të re ku ju vlerësoheni, mos e humbisni këtë mundësi.

Ju presin mundësi emocionuese në “Ditët e Dyerve të Hapura” të Teleperformancës
				 	 

Pagat konkurruese dhe shumë përfitime të tjera i presin ata që janë të përshtatshëm për këtë mundësi. Eja dhe shiko projektet që Teleperformanca po ofron, pasi vazhdimisht po punësohen kolegë të rinj.

Si mund të bëheni pjesë e Teleperformance sot?

Nëse flisni rrjedhshëm gjermanisht (niveli C1), je vetëm një hap larg. Prej orës 09:00 deri në ora 18:00, ekipi i rekrutimit ju pret më 15 dhe 16 Nëntor (E mërkurë dhe E enjtë), që të zhvilloni një intervistë me ta, ku do të vlerësoheni për aftësitë në Gjuhën Gjermane dhe do të merrni menjëherë përgjigje, duke nënshkruar brenda asaj dite edhe para-kontratën.

Çfarë përfitoni duke punuar në Teleperformance?

  • Mundësia e punës nga shtëpia
  • Pagë 4-shifrore dhe bonuse të tjera
  • Orari i rregullt i punës dhe ai fleksibil
  • Kontratat standarde me kontribute dhe pensione në bazë të ligjit të Kosovës
  • Mundësi për ngritje në karrierë
  • Mbulimi i sigurimit shëndetësor 100% të ofruar nga Teleperformance

Teleperformance në Kosovë operon në Prishtinë që nga maji i 2017-tës, si degë e Teleperformance Gjermani. TP ka arritur certifikimin prestigjioz "Best Place to Work", i cili konsiderohet si një nga standardet më të larta që një kompani mund të arrijë për kulturë të shkëlqyer në vendin e punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në mbi 60 vende të botës aplikojnë për këtë certifikim.

Mos e humbisni mundësinë për t'u bërë pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm. Bashkohuni me Teleperformance dhe filloni një rrugëtim drejt një karriere të mbushur me mundësi të pafundme. E ardhmja juaj fillon këtu!

SHPALLJE PUNE

Shofer (2)
Prishtinë9 ditë
Pastruese, Recepsioniste
Prizren6 ditë
Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Compliance Specialist Support
Prishtinë1 ditë
Menaxher/e i/e Kategorisë
Prishtinë2 ditë
Remote Project Design Management Specialist
E re
Gjithë Kosovën28 ditë