KosovaJob
Të gjithë artikujt
31 Tetor 2023 · 2 min leximi

Ekipi i KosovaJob me aktivitete argëtuese për Halloween

Dekorimi i zyreve me elemente që përfshijnë festën e Halloweenit, aktivitetet socializuese e argëtuese kanë qenë disa nga pikat që e kanë karakterizuar datën 31 tetor në zyret e KosovaJob. Ekipi e ka nisur ditën me një ftesë për të marrë një nga maskat e vendosura për ta në një ambient ku ka dominuar ngjyra e zezë me portokalli. Maska e dekore të frikshme janë vendosur edhe në kënde të ndryshme të zyreve.

Ekipi i KosovaJob me aktivitete argëtuese për Halloween
				 	 

Gjatë pasdites, ekipi është mbledhur në një aktivitet të përbashkët ku kanë improvizuar skena të ndryshme me kostume të frikshme. Ky aktivitet  ka ngjallur kreativtetin e grupit që ka zgjedhur të shtjellojë momente improvizuese për këtë festë.

Halloweeni është një festë e veçantë që festohet në shumë vende të botës, veçmas në SHBA kjo ditë renditet si festa më e organizuar pas Krishtlindjeve. E njohur si “Nata e Shtrigave” është një festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për një transformim radikal. Megjithatë, festa e Halloweenit thuhet se i ka rrënjët në festën e lashtë kelte të Samhainit, kremtim fetar pagan për t’i mirëpritur të korrat në fund të verës (të mirat vjeshtore), kur njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për të larguar shpirtrat e këqij. 31 tetori kur festohet Halloweeni shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pra përmes Halloweenit festohet për të mirat që sjell stina e vjeshtës si dhuratë./ KosovaJob

SHPALLJE PUNE

Shofer (2)
Prishtinë9 ditë
Pastruese, Recepsioniste
Prizren6 ditë
Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Compliance Specialist Support
Prishtinë1 ditë
Menaxher/e i/e Kategorisë
Prishtinë2 ditë
Remote Project Design Management Specialist
E re
Gjithë Kosovën28 ditë