1
Bëhuni pjesë e Teleperformancës, fito 500€ bonus që në fillim

Bëhuni pjesë e Teleperformancës, fito 500€ bonus që në fillim

	 	 

Lideri global i telekomunikimit, Teleperformanca në Kosovë është në kërkim të punonjësve të rinj. Nëse jeni gjermano-folës dhe po kërkoni një vend të ri pune ku nevojat dhe kërkesat e juaja vlerësohen atëherë mos e lini të ju ikë kjo mundësi që e sjell Teleperformanca në fillim të këtij shtatori. Pagë konkurruese e shumë benefite që në fillim të punës janë të garantuara nëse ju jeni kandidati i përshtatshëm. Duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjes për tu punësuar, ju përfitoni nga mundësia për të punuar në projekte që kërkojnë kryerjen e shërbimeve nga shtëpia. Të gjitha pajisjet e nevojshme janë të siguruar nga Teleperformanca.

Si të bëheni menjëherë punonjës i ri i Teleperformancës?

Nëse e flisni rrjedhshëm gjuhën gjermane (C1), ju jeni vetëm një hap larg punësimit. Ju mund të arrini te vendi i ri i punës, duke u bërë pjesë e Ditëve të Dyerve të Hapura që mbahen më 6 dhe 7 shtator te objekti  i Teleperformancës në Prishtinë (afër Xhamisë së Llapit). Ekipi rekrutues ju pret nga ora 09:00 deri në orën 18:00 në këtë lokacion për t’iu testuar për punën tuaj të re. Në Ditët e Dyerve të Hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm do të mund të pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë mundësitë e punësimit për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.

Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e Teleperformancës?

Teleperformanca është lider global i Telekomunikimit që ka shtrirje në shumë vende të botës. Një numër i madh i të punësuarve janë pjesë e Teleperformancës në Kosovë, e cila viteve të fundit është shtrirë edhe ne qytete të ndryshme të Kosovës.

Çfarë mund të përfitoni nga punësimi në Teleperformance?

  • Punë nga shtëpia
  • Pagë konkuruese dhe bonuese të produktivitetit (+500 euro bonus qysh në start)
  • Punë me orar të rregullt
  • Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve
  • Mundësi të avancimit në karrierë
  • Sigurim shëndetësor të mbuluar nga Teleperformance

Teleperformanca në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe ka arritur të marrë certifikimin “Great Place to Work” që konsiderohet si një nga standardet më të larta që mund ta arrijë një kompani për kulturë të shkëlqyer të punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në më shumë se 60 vende anembanë botës aplikojnë për të marrë një certifikim si “Great Place to Work”./KosovaJob

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet