“Cdo gjë mund të bëhët dy herë përveç përshtypjes së parë”
Përshtypja e parë u jep kahje gjërave. Kur përgatiteni për një intervistë pune është shumë e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi disa detajeve. Shkuarja me kohë në intervistë është shumë domethënëse dhe jo më pak rëndësi ka edhe dukja.
Për të gjithë ata që kanë pranuar një thirrje për intervistë pune, drejtorë dhe menaxherë të burimeve njerëzore rekomandojnë që t’i kushtohet shumë vëmendje paraqitjes.
Edhe menaxherja e burimeve njerëzore në Albi Group, Minire Sadriu, thotë se përshtypja e parë që krijohet në një intervistë pune është shumë e rëndësishme dhe ndonjëherë edhe vendimtare për përzgjedhjen e një kandidati.
Sipas saj, kandidatët që marrin pjesë në një intervistë duhet t’i kenë parasysh disa gjëra thelbësore në lidhje me paraqitjen e tyre. Ajo theksoi se krahas dukjes së kandidatit, rëndësi ka edhe arritja në kohë e poashtu edhe qëndrimi.
“Cdo gjë mund të bëhët dy herë përveç përshtypjes së parë, kjo ka rëndësi të madhe në paraqitjen në intervistë. Jo pse jemi pro paragjykimeve mirëpo megjithatë paraqitja në intervistë ka shumë rëndësi, kjo nënkupton edhe paraqitjen në kohë, paraqitjen e rregullt fizike, poashtu qëndrimi i kandidatit që përçon siguri në vetëvete”, ka thënë Sadriu.
Kësisoj, për t’i përmbushur pritshmëritë e punëdhënësve, do të ishte shumë frytdhënëse nëse ndiqni këshillat e mëposhtme: