1
Punoni në URA Media, agjencia që shërben në mbarë botën

Punoni në URA Media, agjencia që shërben në mbarë botën

	 	 

URA Media është një agjenci digjitale me seli në Kosovë  e cila për më shumë se tre vjet ofron shërbime digjitale me cilësi të lartë. E themeluar në vitin 2020, URA Media depërtoi shpejt duke marrë rolin e një lojtari kryesor në industri për shkak të përpunimit të jashtëzakonshëm të videove, krijimit të përmbajtjes në internet, prodhimit të videove, menaxhimit të mediave sociale, ekspertizës së përmbajtjes, planifikimit dhe postimit të përmbajtjes tekstuale dhe shërbimeve të tjera digjitale.

Pavarësisht se është një kompani relativisht e re, URA Media tashmë veçse ka fituar një reputacion si një partner i besueshëm për bizneset dhe individët në mbarë botën. Me fokus në kontraktimin e shërbimeve jashtë vendit, kompania ka punuar me klientë nga industri dhe prejardhje të ndryshme, duke ofruar shërbime digjitale të jashtëzakonshme që tejkalojnë pritshmëritë. Pasi që ju kemi treguar se çfarë është kjo kompani atëherë do të ju njoftojmë se ju nëse keni aftësitë për ta çuar misionin e tyre para, atëherë kjo është adresa juaj e duhur. URA Media po rritet me staf.  

Kjo kompani po kërkon të punësojë një Menaxher të Kastës, një ekspert të YouTubes/ Menaxher i Kanaleve, një Menaxher i YouTubes dhe Rrjeteve Sociale si dhe një Dizajner Grafik për Rrjete Sociale. 

Çfarë kërkohet nga Menaxheri i Kastes? 

Për pozitën e Menaxherit të Kastës lypen kandidatë të cilët kanë aftësi të mira organizuese dhe kanë pasion të madh për të asistuar në departamentin e produksionit dhe organizimin e xhirimeve në distancë. Kandidati ideal për këtë pozitë duhet të ketë një interesim të madh për botën digjitale dhe të jetë i aftë në menaxhim të talentëve. Si dhe kërkohet një kandidat i cili me qetësi mund t’i bëj ballë presionit që mund të sjell kjo pozitë dhe puna në ekip. Ky kandidat duhet të ketë njohuri në gjuhën angleze dhe interesim të madh në botën e modës dhe fushën e bukurisë.

Për të kuptuar më shumë për këtë pozitë, klikoni në këtë link:

https://kosovajob.com/ura-media/casting-manager

Çfarë kërkohet nga një Ekspert i YouTubes dhe Menaxher i Kanaleve?

Kandidati për këtë pozitë duhet të menaxhoj të menaxhoj përmbajtjet në YouTube – duke u përshtatur me orarin e publikimeve, dizajnët dhe trendët e YouTubes në mënyrë që përmbajtjet e publikuara aty të arrijnë të jenë atraktive për publikun. Një kandidat për këtë pozitë duhet të ketë vullnet të madh për të  punuar me të gjitha mundësitë që ofron kanali YouTube për tu lidhur sa më shumë me vizitorët e saj. 

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni mbi këtë link:

https://kosovajob.com/ura-media/youtube-expert-channel-manager

Çfarë kërkohet nga një Menaxher i YouTubes dhe Rrjeteve Sociale?

Nëse jeni ekspert i YouTubes dhe keni motiv të madh që punën tuaj ta orientoni në rrjete sociale, kjo është pozita ideale për ju. Nga kandidati kërkohet të ketë përvojë të mëhershme në fushën e menaxhimit dhe rritjes së suksesshme të kanaleve në Youtube, një kuptim të thellë të algoritmeve të Youtube dhe aftësinë për të zhvilluar strategji krijuese për të rritur angazhimin dhe për të ndërtuar një përhapje më të madhe të brendi. Kandidati për këtë pozitë duhet të jetë i aftë të krijojë tituj, përshkrime dhe përmbajtje sa më të mirë vizuale duke e bazuar punën e tij edhe në analizimin e të dhënave të mëhershme dhe krijimit të planeve. Nëse jeni bashkëpunues, kreativ e komunikativ atëherë mos hezito për të aplikuar në këtë pozitë. Për më shumë detaje rreth kësaj, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://kosovajob.com/ura-media/youtube-social-media-manager

Çfarë kërkohet nga një Dizajner Grafik i Rrjeteve Sociale?

“Ne jemi një grup i njerëzve gazmor me aftësi të ndryshme që e plotësojnë njëri-tjetrin” – është motoja e punës për URA Media. Me këtë ftesë mirëpresin edhe një koleg të ri në fushën e dizajnit grafik që duhet të krijojë përmbajtje sa më vizuale për rrjetet sociale.  Ata duhet të jenë në koordinim mes autorëve/ redaktorëve dhe dëshirave të publikut. Për këtë pozitë mjafton të jeni kreativ dhe bashkëpunues. Për më shumë detaje, klikoni në këtë lnk:  

https://kosovajob.com/ura-media/graphic-designer-social-media

Ekipi në URA Media përbëhet nga profesionistë të aftë dhe me përvojë, të cilët janë të pasionuar për të sjell rezultate të jashtëzakonshme. Ata janë të përkushtuar të qëndrojnë të përditësuar me trendët dhe teknologjitë më të fundit në industri, duke siguruar që klientët e tyre të marrin zgjidhje digjitale bashkëkohore në mënyrë që të arrijnë sa më shpejt qëllimin e tyre. 

Ndërsa URA Media u shërben klientëve nga e gjithë bota, kompania është krenare që është e vendosur në Kosovë dhe kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale lokale. Duke ofruar shërbime të jashtëzakonshme dhe duke qenë një lider në industri, URA Media ka vendosur një standard të lartë që duhet ndjekur edhe nga agjencitë e tjera digjitale.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet