KosovaJob
Të gjithë artikujt
27 Shkurt 2019 · 2 min leximi

“KosovaJob” certifikohet me standardin për cilësi ISO 9001:2015

Rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë “KosovaJob” është certifikuar me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Bureau Veritas me filiale në Paris, duke u bërë kështu kompania e parë e ndërmjetësimit në punësim në Kosovë e certifikuar me këtë standard dhe duke vërtetuar edhe njëherë cilësinë e saj.

“KosovaJob” certifikohet me standardin për cilësi ISO 9001:2015
				 	 

Që nga themelimi e deri në ditët e sotme, KosovaJob vazhdon të mbetet ndër platformat e punësimit me më së shumti ndikim në Kosovë, e cila përmes publikimit të shpalljeve online ka arritur të rrisë shkëmbimin e fuqisë punëtore me kompanitë vendore dhe ndërkombëtare.

Si një urë lidhëse mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, KosovaJob për vite të tëra ka ndihmuar mijëra persona të gjejnë vende të punës në tregun kosovar. Bashkëpunimi i mirëfilltë me një numër të madh të bizneseve lokale dhe ndërkombëtare ia shton edhe më shumë vlerën kompanisë.

Stafi i përkushtuar, me punën e palodhshme, kujdeset që çdo ditë punëkërkuesve t’ua lehtësojë gjetjen e një vendi pune, duke i mbajtur të informuar rreth shpalljeve më të reja dhe duke komunikuar për çdo dilemë që ata mund të kenë.ISO 9001 është një standard ndërkombëtar që përcakton çfarë është e nevojshme për të garantuar cilësi të produkteve apo shërbimeve në mënyrë që klientët të ndahen të kënaqur, duke lënë hapësirë edhe për përmirësime të mëtejshme.

Mbi një milion organizata nga e gjithë bota janë të certifikuara me ISO 9001. Këtij numri, tashmë i shtohet edhe kompania më e suksesshme dhe cilësore e ndërmjetësimit në punësim në Kosovë.

KosovaJob është dhe mbetet rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë!

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë