Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
6 këshilla si të prezantoheni në një intervistë pune

6 këshilla si të prezantoheni në një intervistë pune

	 	 

Përveç dukjes, ajo se çfarë do të thoni në fillim të një interviste pune ka shumë rëndësi. Prezantimi është si hyrja e një teksti, në bazë të saj krijohet përshtypja për të vazhduar më tej, apo për t’u ndalur aty. Sigurisht, që nuk do të jeni në fokus të punëdhënësve nëse keni aftësi të pakta sociale, profesionale apo komunikuese. Madje. disa prej tyre, refuzojnë që ta pranojnë dikënd që kishte paraqitje të dobët në pjesën e parë. Për shembull, shkuarja vonë në intervistë, apo kontrollimi i telefonit gjatë gjithë intervistës mund t’i bëj punëdhënësit të kuptojnë se kandidati nuk është i aftë të angazhohet plotësisht në diçka, të përqëndrohet, apo të jetë dëgjues i mirë.

1. Çfarë të thoni kur të arrini në kompani ku do të mbani intervistën?

Bëhuni gati, që ta bëni një prezantim të shkurtër kur të arrini në vendin ku do të mbahet intervista. Tregoni tek recepsionisti/stja, emrin, mbiemrin tuaj dhe përse keni shkuar!

Shembull: Përshëndetje, jam Atdhe Krasniqi. Kam intervistë pune me z./znj. Gashi në orën 13:00.

Të jeni të respektueshëm edhe në këtë pjesë, sepse shumë intervistues i pyesin edhe punonjësit në recepsion se si ishte qasja e kandidatëve.

2. Çfarë të thoni kur takoheni me intervistuesit?

Nëse jeni person i rregullt dhe keni shkuar para kohës së caktuar do të ju duhet të prisni. Pastaj, do të shoqëroheni në dhomën e intervistave, apo intervistuesi do të shkojë tek recepsioni për t’ju takuar. Pavarësisht se keni takim, gjeni kohë që të prezantoheni, kështu që ai do ta dijë se kush jeni.

Nëse jeni ulur, ngrituni në këmbë dhe zgjateni dorën që ta përshëndesni, edhe nëse intervistuesi nuk ua zgjatë dorën i pari (gjatë përballjes me pandeminë gjeni forma tjera)! Thuani se ishte kënaqësi t’i takonit, buzëqeshni dhe shikoni në sy në masë sa është e preferueshme!

Shembull: Unë jam Atdhe Krasniqi, është kënaqësi t'ju takoj!

3. Mbajeni pjesën e të prezantuarit të shkurtër dhe të përqëndruar

Pasi më në fund të jeni ulur dhe jeni përballë intervistuesit, do ta keni mundësinë që ta prezantoni veten më në thellësi. Shumë prej tyre pyesin: “A mund të na tregoni më shumë për veten?”. Thelbi i përgjigjes duhet të përqëndrohet! Ajo duhet të përqëndrohet  në elemente të cilat janë të nevojshme për atë intervistë pune. Jini të qetë derisa flisni për veten! Përpara se të shkoni në atë intervistë, analizoni me kujdes punën, në mënyrë që t’i tregoni interesat, aftësitë, përvojat dhe cilësitë personale për t’ua mundësuar t’i përmbushni kërkesat e kompanisë.

4. Fokusohuni në kualifikimet tuaja

Prezantimi juaj duhet të jetë mjaft i përqëndruar, për ta mbajtur interesin e intervistuesve. Një përmbledhje e kualifikimeve më të mira është e mjaftueshme. Por gjithashtu, mund të përfshini elemente të tjera që  nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me atë punë, por pasqyrojnë pasionet tuaja, si për shembull, që jeni skiator shumë i mire, apo keni përformuar në klube komedie etj.

Komente tuaja fillestare duhet të tregojnë entuziazmin që keni për punën dhe organizimin, por pa e tepruar duke folur për veten! Intervistuesit kanë edhe shumë punë të tjera dhe koha është e kufizuar.

5. Përgatituni për pyetje të tjera

Intervistuesit mund ta përcjellin prezantimin tuaj me pyetje të tjera, prandaj duhet të përgatiteni edhe për këto! Jini të gatshëm të jepni shembuj specifik se si dhe ku i keni përdorur aftësitë për ta kryer me sukses një punë si: ndonjë rol vullnetar, projekte akademike, apo përpjekje të tjera produktive.

Nuk mjaftojnë vetëm pyetjet që ju bëhen juve, përgatitni edhe vetë një listë të shkurtër të pyetjeve që dëshironi të dini në lidhje me vendin e punës! Përdorni intervistën jo vetëm për t’i treguar kualifikimet, por edhe për ta kuptuar që ajo kompani është vendi i duhur për ju.

6. Mos i harroni çështjet që kanë rëndësi

Pavarësisht nga lloji i punës për të cilën keni aplikuar, duhet të jeni të kujdesshëm se si të veproni në çdo fazë të procesit të intervistës! Nuk mjafton të silleni mirë vetëm derisa e keni përfunduar intervistën, por edhe pasi ta keni përfunduar atë. Mos harroni të falënderoni intervistuesit pas intervsitës! Rishikoni këshillat e mirësjelljes dhe sigurohuni që të tregoni profesionalizëm dhe përshtypje të lartë! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management