Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Climate Launchpad hap aplikimet për ide biznesi në Kosovë

Climate Launchpad hap aplikimet për ide biznesi në Kosovë

	 	 

A keni ide për biznes? A është ideja juaj e biznesit në të mirë të mjedisit? Ju duhet financim dhe zhvillim i idesë? Atëherë, kjo është mundësia ideale!

Merr pjesë në garën më të madhe për idetë e gjelbra dhe shëndrro idenë tuaj në një biznes të suksesshëm.

ClimateLaunchpad është konkursi më i madh i ideve të gjelbra të biznesit në botë. Kjo garë për biznese të reja që janë në të mirë të mjedisit, organizohet për herë të dytë me radhë në Kosovë nga BONEVET. Për të aplikuar ju vetëm duhet të keni një ide biznesi, e cila është në të mirë të mjedisit.

ClimateLaunch

Idetë më premtuese do të përzgjidhen nga vlerësuesit vendor dhe qendra e ClimateLaunchpad në Hollandë. Ata pastaj do të mbajnë një punëtori intensive 3 ditore online me trajner ekspert ndërkombëtar dhe vendor. Në këtë punëtori të gjithë pjesëmarrësit do të punojnë në avancimin dhe zhvillimin e ideve të tyre në biznes plan.

Në fund të muajit gusht, mbahet finalja e garës për Kosovë, ku juria e pavarur dhe ClimateLaunchpad përzgjedhin 3 prezentimet dhe idetë më të mira të biznesit, të cilat marrin pjesë në finalen ndërkombëtare të Climate Launchpad. Në finalen ndërkombëtare parashihen çmime për bizneset më të mira, rrjetëzim, ekspozim te konsumatorët tuaj dhe investime kapitale.

Deri tash, përmes Climate Launchpad, biznese të reja kanë arritur të marrin më shumë se 100 milionë euro investime.

Climate Launch

Nëse jeni një individ, një grup ose një biznes dhe keni një ide të gjelbër biznesi, APLIKONI TANI! Mos u brengosni nëse nuk keni plan biznesi, apo nëse ideja juaj është e shkruar me një copë letër. Për më shumë informata, shkruani në emailin kosovo@climatelaunchpad.org

Aplikimi për ide është i hapur deri me 19 qershor 2022. Vegëza për aplikim:

https://climatelaunchpad.org/application-form/

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management