Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Nga Skocia edhe në Kosovë, rrite biznesin tënd me “ The Links Guy”

Nga Skocia edhe në Kosovë, rrite biznesin tënd me “ The Links Guy”

	 	 

Mund ta keni krijuar produktin ose shërbimin, madje keni angazhuar dizajnues të faqeve për t’jua krijuar një ueb faqe të përkryer por, pavarësisht kësaj konkurrenca po ka sukses më shumë. Mund të jeni duke e pyetur veten, pse po ndodh kjo edhe pas punës suaj të palodhur. Përgjigjja është kjo: ju duhet dikush t’ju ndihmojë të keni rënditje më të mira në motorët e kërkimit.

Tashmë kjo nuk është fare e vështirë. Kompania “The Links Guy” e themeluar në vitin 2016 në Glasgow të Skocisë, tashmë e ka shtrirë rrjetin edhe në Kosovë. Madje, po kërkon punonjës nga Kosova për pozitën Email Outreacher, plotësisht nga shtëpia. 

Amit Raj, thotë që hapi për t’u shtrirë edhe në Kosovë është vetëm fillimi.

“Ne sapo kemi punësuar anëtarin tonë të parë të ekipit nga Kosova këtë vit por, kemi vendosur të rekrutojmë nga ky rajon, pasi jemi duke zgjeruar ekipin dhe po kërkojmë të punësojmë talente të mëdha nga e gjithë bota. Mendoj se Kosova është një vend i tillë me shumë talent të madh dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i një marrëdhënieje afatgjatë me vendin”.

The Links Guy

Kush është “Djali i linqeve”?

“The Links Guy” është e specializuar në ndërtimin e lidhjeve të asaj që quhet “link building service” me cilësi të lartë si dhe PR digjital për një sërë klientësh.

Pra, qëllimi i kompanisë është, t’i ndihmojë klientët e tyre, jo vetëm të kenë rënditje më të mirë në motorët e kërkimit por, edhe të gjenerojë më shumë trafik organik e rrjedhimisht edhe të ardhura. Përmes një mënyre shumë të sofistikuar sinjalizohen motorët e kërkimit që klienti ka faqe autoritative. Amit thotë që, mënyra kryesore se si i marrin ato lidhje, është përdorimi i emaileve shumë të personalizuara për të krijuar lidhje me faqet e internetit dhe publikimet e sakta që duan t'i lidhin me klientin.

“The Links Guy” është vendi ideal i punës. Punonjësit aty vlerësohen bazuar në talentin e tyre, pavarësisht vendit të cilit i takojnë, kombësisë apo fesë. Është pikërisht natyra e larmishme e ekipit që e shton besimin dhe kreativitetin më të mirë të mundshëm, për t’u shërbyer klientëve.

Edhe pse nga distanca, anëtarët e ekipit nuk janë edhe aq larg. Përmes takimeve me video, çdo ekip i ndan përditësimet rreth projekteve e përveç kësaj mësojnë për njëri tjetrin për punën, jetën e mirëqenien e tyre.

Çfarë kualifikimi të duhet për t’u bashkuar në ekip?

Për t’iu bashkuar kompanisë ju duhet të keni pasion, qëndrim pozitiv dhe gadishmëri për të mësuar. Raj tregon që, nuk kërkojnë diploma, kualifikime specifike apo patjetër të keni përvojë në sektorin e SEO-s sepse, vet ai nuk ka kualifikim formal ne marketing.

“Unë besoj shumë se nëse je i gatshëm të punosh shumë dhe të kesh besimin në vetvete dhe qëndrimin e duhur, mund të arrish gjithçka. Mund ta them këtë, pasi nuk kam asnjë kualifikim formal në marketing dhe në fakt fillimisht u kualifikova si farmacist në vitin 2008. Kam gjetur një pasion për ndërtimin e lidhjeve në vitin 2014 dhe pavarësisht se jam i panjohur në industri dhe nuk kam lidhje, jam këtu tani!”

Pasi u njohët me kompaninë, është koha të aplikoni, t’i bashkoheni një ekipi që jo vetëm ju ndihmon të rriteni por, edhe t’i bashkoheni një bote të gjerë e me kultura të ndryshme.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management