1
"Fusion BPO” po vjen në Kosovë, bëhuni gati për 500 vende pune

"Fusion BPO” po vjen në Kosovë, bëhuni gati për 500 vende pune

	 	 

12 shteteve ku kompania “Fusion BPO” i ka degët e saj po i shtohet edhe Kosova. Qershori do të jetë muaji i hapjes së dyerve të punësimit, me deri 500 vende të reja të punës në këtë kompani. Mjafton ta dini gjuhën gjermane në nivelin C1, gjuhën angleze në nivelin C1 apo edhe atë spanjolle të po këtij niveli, që të bëheni pjesë e një kompanie, qëllimi i së cilës është të jetë pionier i ndryshimit në industrinë e shërbimeve të përbashkëta.

E nëse gjithmonë ke ëndërruar të ngrihesh në karrierë, kjo është mundësia jote më e madhe. Për t’u bërë pjesë e ekipit të kompanisë, apliko në katër pozitat tashmë të hapura nga Fusion:
Quality Assurance (bilingual),
Team Leaders (bilingual),
Costumer Service Representative Spanish/English (bilingual),
Costumer Service Representative German/English (bilingual).

Fusion BPO

Dua të di më shumë për kompaninë Fusion BPO

Fusion është themeluar në vitin 2004. Që prej atëherë shtrihet në 12 shtete, 25 vende të ndryshme, ka mbi 250 klientë nga e mbarë bota dhe mbi 10000 punonjës.

Ajo ofron një gamë të larmishme dhe të shkëlqyer të shërbimeve të qendrës së thirrjeve, përfshirë këtu mbledhjen e klientëve, mbajtjen e klientëve të vjetër, menaxhimin e të dhënave në mënyrë efikase ose edhe zgjidhjen e  problemve teknike dhe çështjet e administrimit.

Janë një mori aktivitetesh periferike, por që u kushtohet rëndësi e madhe për ta çuar biznesin përpara, nëpërmjet një përzierjeje të fuqisë punëtore, teknologjisë, kërkimit dhe analitikës.

Agjentët e kompanisë trajnohen mirë, për të punuar me teknologjinë më të fundit, në mënyrë që kjo të mos i ndalojë ata t’u qasen klientëve me kujdes e ndjeshmëri, njësoj sikur t’i kenë përballë. Prandaj, kjo bën që në qendër të jenë shqetësimet e klientëve dhe zotësia e agjentëve për t’i ndierë dhe zgjidhur ato.

Pra, tashmë më shumë se asnjëherë më parë e ke mundësinë të jesh faktor i lumturisë së njerëzve.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet