KosovaJob
Të gjithë artikujt
6 Prill 2022 · 2 min leximi

Konkurset e punës nga KosovaJob do i dëgjoni në Radio Klan Kosova

Rrjeti i punësimit KosovaJob sjellë risinë e rradhës ku ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me njërën ndër radiot më të dëgjuara në Kosovë, Radio Klan Kosova.

Konkurset e punës nga KosovaJob do i dëgjoni në Radio Klan Kosova
				 	 

Dëgjuesit e kësaj radioje, tashmë do të kenë mundësi të informohen çdo ditë lidhur me vendet e reja të punës, nëpërmjet programeve:

  1. Në emisionin e mëngjesit “Çeli sytë me Arin”
  2. Në emisionin informativ të Gazmend Sylës dhe Naile Demës “Infoklania”
  3. Në emisionin “Chill me Agnesën”
  4. Në emisionin “Dyt’ n’2”
  5. Në emisionin e pasdites “Hallakam n’4”

Ndërsa bizneset do të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura se si duhet t'i publikojnë konkurset e tyre.

Klan Kosova KosovaJob

Radio Klan Kosova, me bazë në Prishtinë dhe me frekuenca regjionale (95.2FM dhe 90.8FM), konsiderohet si një prej radiove më kreative dhe inovative në Kosovë.

Ndërkaq, KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i cili për 9 vite radhazi ka ndihmuar në një numër të madh ndërmjetësimesh në punësim. Vlenë të theksohet se ky rrjet punësimi është i certifikuar edhe me standardin për cilësi ISO 9001:2015, nga organizata e mirënjohur botërore Bureau Veritas.

Bashkëpunimi Radio Klan Kosova dhe KosovaJob, mëton t’ua lehtësojë qytetarëve të Kosovës informimin për vendet e lira të punës dhe të ndikojë që ata të marrin në kohë mësimet e nevojshme rreth punësimit.

SHPALLJE PUNE

Qëndistare (20), Patroniste (4)
Prishtinë28 ditë
Shitëse në Showroom (Prizren)
Prizren6 ditë
Zyrtar/e Financiar/e
Prishtinë2 ditë
Agjent i Shitjes
Prishtinë2 ditë
Customer Support Executive (English & German Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën1 ditë
Aplikues i Folieve, Saldues / Punues i Konstruksioneve Metalike, Montues i Reklamave
Prishtinë7 ditë