KosovaJob
Të gjithë artikujt
8 Shtator 2021 · 2 min leximi

Platforma më e madhe e punësimit në Kosovë, ka një risi të radhës për klientët e saj

Risitë në platformën më të kërkuar në Kosovë nuk kanë të ndalur! KosovaJob rrjeti më i madh i publikimit të konkurseve, ka sjellë diçka të re për klientët e tij. Tashmë brenda 30 ditëve sa zgjatë edhe publikimi i konkurseve shpalljet mund të rifreskohen deri në tri herë.

Platforma më e madhe e punësimit në Kosovë, ka një risi të radhës për klientët e saj
				 	 

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që shpallja do të freskohet edhe njëherë, duke u ngritur në fillim të faqes, pasi të ketë zbritur poshtë nga shpalljet e reja. Kështu që, edhe punëkërkuesit do të mund t’i shohin kohë pas kohe, sapo të hyjnë në faqen e KosovaJob.

Autorefresh KosovaJob

Sa herë mund të ndodhë kjo? Përgjatë një muaji një konkurs mund të rifreskohet deri në tri herë më së shumti e për secilën herë çmimi do të jetë 10 euro neto.

Oferta e KosovaJob: https://kosovajob.com/publiko

Një ofertë e tillë është vendosur, sepse kemi parë që audienca jonë më e madhe qëndron në “Home page” të ueb-faqës sonë në pritje të konkurseve të reja. Prandaj, kjo është një formë më e shpejtë që punëdhënësit t’i zbulojnë talentet që po i kërkojnë.

Ndryshe, platforma KosovaJob vizitohet mbi 1 milion e 200 mijë herë brenda muajit. Shërbimet dhe korrektësia që e ofron ka bërë që 1200 klientë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë t’ia besojnë punën në gjetjen e punonjësve të rinj.

Po ashtu, me ofrimin e mundësisë për pagesa online dhe lehtësimin e punës për klientët, KosovaJob është bërë më e dëshirueshme se kurrë!

SHPALLJE PUNE

Punëtor në Depo
Prishtinë1 ditë
Trade Marketing Manager
Prishtinë8 ditë
Mekanik
Prishtinë24 ditë
Technical Support Architect (Prishtinë)
Prishtinë18 ditë
Agjent i Shitjes / Komercialist (Gjakovë dhe Pejë)
Disa lokacione9 ditë
Import/Export Specialist
Prishtinë22 ditë