
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Organizimi dhe koordinimi i punimeve të përditshme në kantier;
- Kontrolli i realizimit sipas projekteve dhe specifikimeve teknike;
- Koordinimi i arkitekturës me konstruksionin dhe instalimet;
- Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe punimeve;
- Koordinimi me kontraktorët, mbikëqyrjen dhe projektuesit;
- Raportimi i rregullt mbi progresin dhe dinamikën e punimeve.
KUALIFIKIMET
- Diplomë universitare në Arkitekturë;
- Licencë profesionale e kategorisë A, ose licencë përkatëse për udhëheqjen e punimeve në objekte të kësaj kategorie;
- Përvojë në udhëheqjen ose mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore;
- Njohuri të projekteve arkitektonike, konstruktive dhe të instalimeve;
- Njohuri të avancuara në Archicad, si programi kryesor i punës;
- Njohuri në AutoCAD, Microsoft Office dhe programe të tjera profesionale;
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe raportuese.
APLIKIMI
Kandidatët duhet të dërgojnë CV-në, licencën profesionale dhe referencat e punës.
EMAIL ngj@acn-ks.com
SUBJEKTI Aplikim – Arkitekt / Udhëheqës i Punishtes
AFATI 31.08.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
