Po punësojmë:
- Korrier për Dorëzimin e Porosive
Lokacioni: Prishtinë
Ankandet.com po rritet me shpejtësi në tregtinë elektronike përmes ankandeve të përditshme online. Për të mbështetur këtë rritje, kërkojmë një Korrier të përgjegjshëm që do t'i bashkohet ekipit tonë dhe do të sigurojë dorëzimin e porosive tek klientët në kohë dhe në mënyrë profesionale.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Dorëzon porositë tek klientët sipas orarit dhe itinerarit të caktuar.
- Pranon dhe kontrollon porositë para nisjes, duke verifikuar saktësinë e të dhënave dhe gjendjen e paketimit.
- Mbledh pagesat në dorëzim dhe i dorëzon ato në mënyrë të saktë dhe transparente.
- Komunikon me klientët në mënyrë profesionale për koordinimin e dorëzimit.
- Raporton menjëherë çdo vonesë, dëmtim të porosisë ose problem gjatë dorëzimit.
- Mban evidencë të saktë të porosive të dorëzuara, të kthyera dhe të pagesave të mbledhura.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përdorimin e duhur të automjetit të punës.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e logjistikës dhe të shërbimit ndaj klientit.
- Respekton rregullat e trafikut dhe politikat e brendshme të kompanisë.
Kërkesat:
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Njohuri të mira të rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës dhe rrethinës.
- Përvojë si korrier ose shofer përbën përparësi.
- Seriozitet, korrektësi dhe përgjegjësi në trajtimin e porosive dhe të parave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje e mirë me klientët.
- Njohuri bazike në përdorimin e telefonit të mençur (hartat, aplikacionet e navigimit).
Aplikoni duke dërguar CV-në tek: recruitment@ankandet.com