1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNË

BASHKOHU ME EKIPIN E VIZION GROUP!

Vizion Group është në fazë të zgjerimit të ekipit dhe kërkon persona të motivuar, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit tonë në sektorin e shitjes dhe ekzekutimit në terren.

Aktualisht janë të hapura këto pozita:

  1. AGJENT/E TË SHITJES PËR PIKA TË VOGLA – TRADITIONAL TRADE (TT) - 2 pozita të lira

Territori: Prishtinë

Agjenti/ja i/e Shitjes TT është përgjegjës/e për zhvillimin e shitjeve në tregun tradicional, duke menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhëniet me pikat e vogla të shitjes në territorin e caktuar.

Përgjegjësitë kryesore

  • Vizita të rregullt të pikave të shitjes në territorin e përcaktuar;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues;
  • Identifikimi dhe regjistrimi i klientëve të rinj;
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë;
  • Marrja e porosive nga klientët;
  • Sigurimi i prezencës dhe disponueshmërisë së produkteve në pikën e shitjes;
  • Monitorimi i çmimeve, aktiviteteve promocionale dhe konkurrencës në treg;
  • Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit te klientët;
  • Realizimi i objektivave të shitjes dhe mbulimit të territorit;
  • Raportimi i aktiviteteve dhe informatave nga terreni;
  • Bashkëpunimi me Merchandiser-at dhe ekipet e tjera përkatëse;
  • Përfaqësimi profesional i Vizion Group në treg.

Kriteret dhe kompetencat

  • Përvojë pune në shitje në terren përbën përparësi;
  • Përvoja në Traditional Trade/FMCG përbën përparësi të veçantë;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes;
  • Aftësi për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës;
  • Iniciativë, përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
  • Gatishmëri për punë dinamike në terren;
  • Patentë shoferi – kategoria B;
  • Njohuri bazë në përdorimin e telefonit të mençur dhe aplikacioneve të raportimit përbëjnë përparësi.

  2.  SHOFER – 3 pozita pune të lira

Përgjegjësitë kryesore:

  • Shpërndarja e produkteve ushqimore sipas planit ditor të dërgesave
  • Kujdesi për mallin dhe mjetin transportues
  • Respektimi i procedurave të kompanisë

Kriteret dhe kompetencat

  • Patentë shoferi – kategoria B (C përparësi)
  • Përvojë pune si shofer (përparësi)
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe komunikim i mire

  3.  ND. DEPOIST – 2 POZITA 

Detyrat Kryesore:

  • Ndihmon në pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e mallrave.
  • Përgatit porositë për dërgesë.
  • Ndihmon në mbajtjen e rregullit dhe pastërtisë në depo.
  • Bashkëpunon me depoistin dhe ekipin.

Kriteret dhe kompetencat

  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Përvoja e mëparshme në depo është përparësi.

ÇFARË OFRON VIZION GROUP?

  • Pagë konkurruese;
  • Sistem stimulimi/bonusi sipas pozitës dhe rezultateve;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në kompani;
  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje. 

Të dhëna të përgjithshme

Lokacioni: Preoc - Graqanicë
Angazhimi: Me orar të plotë
Raporton te: Menaxheri i Shitjes / Menaxheri përkatës

SI TË APLIKONI?

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar;

Aplikimi duhet të dërgohet përmes butonit të mëposhtëm ose në:

info@viziongroup-ks.com

Afati i fundit për aplikim: 18.10.2026

Në subjektin e emailit ju lutemi të specifikoni pozitën për të cilën aplikoni:

“Aplikim – Agjent/e i/e Shitjes TT”
ose
“Aplikim – Shofer”

Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në bazë të përputhshmërisë së kandidatit me kërkesat e pozitës, përvojës, kompetencave dhe rezultateve gjatë procesit të rekrutimit.

Vizion Group është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mbështet një proces rekrutimi të bazuar në meritë, kompetenca dhe kërkesat objektive të pozitës.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet