KosovaJob
Patron Dantel ULTRA

Depoist

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Transport, Logjistikë Skadon më 10 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

PATRON DANTEL 

KONKURS PUNE – DEPOIST 

RRETH KOMPANISË 

Patron Dantel, kompani e specializuar në shitjen e materialeve tekstile, dantellave dhe aksesorëve për modë, shpall konkurs për një pozitë të lirë si Depoist në Prishtinë. Kërkojmë një person punëtor, të përgjegjshëm dhe të organizuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË 

  • Pranimi dhe sistemimi i mallrave në depo; 
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave; 
  • Përgatitja e produkteve sipas kërkesave; 
  • Kontrollimi dhe organizimi i stokut; 
  • Mirëmbajtja e rendit dhe pastërtisë në depo; 
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave të punës. 

KUALIFIKIMET 

  • Përvoja e mëparshme në punë të ngjashme – përparësi; 
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë; 
  • Gatishmëri për punë fizike; 
  • Aftësi për punë në ekip; 
  • Përpikëri dhe organizim i mirë. 

ÇFARË OFRON PATRON DANTEL? 

  • Pagë bazë: 700 € bruto; 
  • Ambient të mirë dhe të qëndrueshëm pune; 
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë punës; 
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi; 
  • Mundësi për bashkëpunim afatgjatë. 

MËNYRA E APLIKIMIT 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në patrondantel@gmail.com ose përmes butonit "Apliko këtu" ose tek numri 049 747 088.

Subjekti i emailit: Aplikim për pozitën Depoist – Patron Dantel 

Afati i fundit për aplikim: 12.11.2026 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Afati: 10 nëntor 2026 · edhe 8 ditë
Apliko tani
Patron Dantel
Retail dhe Distribuim
3Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 10/11/26 (8 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë