KONKURS PUNE
Zyrtar/e për Logjistikë dhe Mirëmbajtje Teknike
Lokacioni Cacttus Education, Prishtine
Kontrata 6 muaj (me mundësi vazhdimi / punësimi)
Periudha e Aplikimit 12.10.2026 – 12.11.2026
CACTTUS Education kërkon një person të përgjegjshëm dhe praktik për të mbështetur nevojat logjistike të institucionit dhe për të kryer mirëmbajtje e riparime të vogla në ambientet dhe pajisjet e tij.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Kujdeset që klasat, sallat, zyrat dhe pajisjet të jenë në gjendje të rregullt dhe funksionale për zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve të tjera;
- Kryen riparime dhe rregullime të vogla, montime dhe ndërhyrje të zakonshme mirëmbajtjeje, brenda aftësive dhe kompetencave të tij/saj;
- Evidenton dhe raporton dëmtimet, defektet dhe nevojat për mirëmbajtje ose ndërhyrje teknike;
- Koordinon ndërhyrjet e specialistëve të kualifikuar dhe përcjell punën e kontraktorëve të jashtëm;
- Kryen furnizimin me materiale administrative, sanitare, ushqimore dhe materiale të tjera, sipas nevojave dhe procedurave të institucionit;
- Pranon dhe shpërndan materialet, dokumenton hyrjet dhe daljet e tyre dhe bashkëpunon me departamentin e financave;
- Përditëson regjistrin e inventarit dhe kujdeset për ruajtjen e pajisjeve, veglave dhe materialeve të punës;
- Mbështet kontrollet për sigurinë dhe shëndetin në punë, sipas procedurave të institucionit;
- Bashkëpunon me departamentet e tjera dhe kryen detyra të ndërlidhura me logjistikën dhe mirëmbajtjen, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
KUALIFIKIMET DHE KRITERET
- Përvojë praktike në mirëmbajtje, riparime të vogla, logjistikë ose punë të ngjashme;
- Aftësi në përdorimin e veglave dhe pajisjeve të zakonshme të punës;
- Aftësi për identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre praktike;
- Aftësi bazike për mbajtjen e evidencave të inventarit dhe furnizimeve;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për organizimin e detyrave;
- Aftësi për bashkëpunim dhe komunikim me stafin, furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve;
- Patentë-shofer i kategorisë B.
AFTËSITË E KËRKUARA
- Aftësi organizative, iniciativë dhe punë të pavarur;
- Aftësi për menaxhimin e prioriteteve dhe respektimin e afateve;
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi profesional;
- Përpikëri në administrimin e inventarit dhe dokumentacionit.
MËNYRA E APLIKIMIT
Dërgoni CV-në në info@cacttus.education, me subjekt “Aplikim – Zyrtar/e për Logjistikë dhe Mirëmbajtje”.
Afati i aplikimit: 12.11.2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.