1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

K O N K U R S   P U N E

Kompania “ALMA” SH.P.K., është lider në shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, duke ofruar marka të njohura të produkteve ndërkombëtare si: Orbit, Airwaves, Mars, Snickers, Twix, Bounty, M&M’s, Skittles, Akullore, shkrepsat Cricket, si dhe ushqim për kafshë si Pedigree dhe Whiskas. Me fokus në cilësi dhe shërbim efikas, ALMA synon të jetë një partner i besueshëm dhe të plotësojë nevojat e klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. Parimi i menaxhimit të biznesit është integriteti i ekipit, cilësia dhe efikasiteti në ofrimin e shërbimeve.

Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për pune. 

  • Pozita e punës:  Merchandiser/e – 1 (një) vend pune 
  • Lokacioni i kryerjes së punës: Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  1. Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e produkteve të brendeve të punëdhënësit në pikat e shitjes, sipas planit të përcaktuar;
  2. Siguron informacione të sakta dhe të rregullta për gjendjen e stokut, si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë dhe performancën e produkteve në treg;
  3. Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve brenda pikave të shitjes të caktuara, në përputhje me planogramet dhe planin e aprovuar;
  4. Siguron pozicionim dhe ekspozim sa më efektiv dhe tërheqës të produkteve të përcaktuara;
  5. Kujdeset për vendosjen e saktë dhe mirëmbajtjen e çmimeve të produkteve, në përputhje me politikat e Kompanisë;
  6. Zbaton rregullin “First In – First Out (FIFO)”, duke u kujdesur për rotacionin e rregullt të produkteve në rafte;
  7. Bashkëpunon ngushtë me menaxherin mbikëqyrës për realizimin e detyrave dhe për organizimin sa më efikas të punës;
  8. Kryen edhe detyra të tjera që janë në përputhje me vendin e punës, sipas rregulloreve të brendshme të Kompanisë dhe udhëzimeve të menaxherit mbikëqyrës.

Kualifikimet e kërkuara:

  1. Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
  2. E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  3.  ketë aftësi  mira komunikimi dhe prezantimit;
  4. Të ketë aftësi të punoj në ekip dhe i pavarur;
  5. Të ketë aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe të punën nën presion; 
  6.  posedoj aftësi të mira ndërpersonale;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: arturkrasniqi@alma-m.com.mk ose permes butonit te meposhtem

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13.08.2026, deri më 21.08.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet