1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Merchandiser

Qyteti: (Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Pejë)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Implementon dhe mirëmban pozicionimin sa më të mirë të produkteve ne bazë të standardeve të percaktuara;
  • Kontrollon stoqet në pikat e shitjes;
  • Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me bashkëpunëtorë, klient dhe konsumatorë;
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve;
  • Shpërndanë rekuizita dhe materiale të ndryshme të Marketingut;
  • Miremban negocimin paraprak me klientë për pozita më të mira të pozicionimit të produkteve dhe prezencën më të madhe (në kuantitet) të produkteve në raftat përkatës si dhe jep sygjerime tek mbikqyresi i tij/saj.
  • Raporton mbi gjendjen dhe prezencën dhe pozicionimin e produkteve;
  •  Raporton ne baza te rregullta mbi lëvizjet e reja të konkurencës në pika të shitjes;
  • Transporton, zavendëson dhe mirëmbanë rekuizitat dhe raftet e ndryshme të marketingut;
  • Detyra tjera te percaktuara nga mbiqkyresi i tij/saj qe nderlidhen me punen.

Kualifikimet Profesionale

  • E preferuar eksperiencë 1-2 vjeçare si Agjent i Shitjes apo Merchandiser;
  • Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative;
  • Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal,
  • Njohjen e avansuar e MS Office
  • Shkathtësi të avansuara komunikative, analitike dhe prezantuese
  • Patent Shoferi kategorinë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike në këtë adresë: Burimet.Njerezore@meridian-ks.com .

Konkursi qëndron i hapur prej datës 02 Shtator, 2026 deri më 30 Shtator, 2026.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet