1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

DSG HOLDING LLC, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe ekipit të shitjes ne sektorin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, shpall konkurs për pozitën:

  • KOMERCIALIST – Gjilan, Ferizaj, Kamenice, Elez Han,

Kërkojmë persona dinamikë, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve, të gatshëm për t'u zhvilluar dhe për të kontribuar në rritjen e kompanisë.

Përgjegjësitë:

  • Vizita dhe komunikimi i rregullt me klientët;
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve;
  • Zhvillimi i klientëve ekzistues dhe gjetja e klientëve të rinj;
  • Arritja e objektivave mujore të shitjes;
  • Kujdesi për ekspozimin dhe prezencën e produkteve në pikat e shitjes;
  • Raportimi i rregullt i aktiviteteve dhe rezultateve.

Kërkesat:

  • Së paku shkollë e mesme;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Përvojë në shitje/distribuim ne FMCG, PIJE, konsiderohet përparësi;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe në ekip;
  • Patentë shoferi – Kategoria B.

Çfarë ofrojmë:

  • Sistem motivues të bonuseve bazuar në performancë dhe realizimin e objektivave;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë;
  • Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi;
  • Ambient pune profesional dhe dinamik;
  • Mundësi për të qenë pjesë e zhvillimit dhe zgjerimit të kompanisë dhe brendeve të saj.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: info@dsgholding-ks.com

Subjekti: Aplikim – Komercialist

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet