Sipas Ligjit të Punës në Kosovë, i punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër javë, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të shkurtuar. Zgjatja e pushimit vjetor përcaktohet nga përvoja e punës, ku për çdo pesë vite përvojë, shtohet një ditë pune.
Ligji i Punës në Kosovë e parasheh që pushimi vjetor të merret edhe në 2 apo më shumë pjesë dhe gjithmonë në marrëveshje me punëdhënësin.
Nëqoftëse i punësuari e shfrytëzon në dy apo më shumë pjesë pushimin vjetor, pjesa kryesore duhet të shfrytëzohet për së paku dhjetë ditë pune të pandërprera gjatë një vitit kalendarik. Pjesa tjetër e pushimit të pashfrytëzuar duhet të shfrytëzohet jo më vonë se 30 qershor të vitit të ardhshëm kalendarik.
Nëse ke pushim të mbetur nga viti 2024, ligjërisht ke afat vetëm deri më 30 qershor 2025 për ta shfrytëzuar atë. Pas kësaj date, nëse nuk ka arsye të forta ligjore (si sëmundje, leje e veçantë, etj.), punëdhënësi nuk është i detyruar ta japë më atë pushim./ KosovaJob