Teleperformance është lideri global i telekomunikimit që shquhet për mundësitë e shkëlqyera për ngritje në karrierë. Për gjermano-folësit ofrohen mundësi të vazhdueshme për punësim në një kulturë të përshtatshme pune që e bën dallimin, mbështetë punonjësit dhe ofron pagë konkurruese. Në një intervistë me Menaxheren e Rekrutimit në HumanPower, Zana Havolli-Veseli mund të mësoni më shumë se si të jeni kandidati i radhës që do të punësoheni në këtë kompani!
Ju rikujtojmë se Teleperformance ka më shumë se 480,000 kolegë në 84 vende dhe një traditë prej 40 vitesh. Është e listuar në Bursën e Euronext-Paris, nënshkruar nga Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara dhe e certifikuar nga Great Place to Work®.
KosovaJob: Si duhet të përgatitet një kandidat për intervistë për tu bërë pjesë e Teleperformance Kosova?
Zana Havolli-Veseli: Përgatitja për një intervistë në Teleperformance Kosova kërkon disa hapa kyç: Hulumtimi i kompanisë: Eshtë mirë të mësoni sa më shumë për Teleperformancen, misionin, vlerat dhe projektet e saj. Kandidatët duhen të dinë se njohuritë për kompaninë tregojnë interes dhe përkushtim.
Përgatitja për pyetje të zakonshme: Praktiko pyetje tipike të intervistave si "Trego për veten", "Cilat janë pikat tua të forta dhe të dobëta?", dhe "Pse dëshiron të punosh në Teleperformance?"
Një nga gabimet që i bëjnë kandidatët zakonisht është se nuk përgatitën dhe nuk e praktikojnë intervistën e tyre. Edhe pyetja më e thjeshtë në intervistë kërkon përgaditje. Një kandidat duhet të përsëris dhe të përgatitet për të demonstruar aftësitë në gjuhën gjermane, pasi kjo do të jetë një aspekt i rëndësishëm i intervistës.
KosovaJob: Cili është niveli i gjuhës që zakonisht kërkohet dhe si është mënyra më e mirë për ta avancuar nivelin gjuhësor? Cilat janë këshillat që ua jepni atyre që nuk e kanë akoma nivelin e duhur?
Zana Havolli-Veseli: Teleperformanca zakonisht kërkon nivelin B2 ose më të lartë në gjuhën gjermane. Për ta avancuar nivelin gjuhësor, këshillat e mija janë këto:
Kurse të gjuhës: Ndjekja e kurseve profesionale ose mësime online për përmirësimin e gramatikës dhe për të zgjeruar fjalorin.
Praktikimi i vazhdueshem: Por, nuk mjafton vetëm ndjekja e kurseve, por edhe bisedoni me folës të gjuhës gjermane, shikoni filma, dëgjoni muzikë dhe lexoni libra në gjermanisht.
Aplikacionet dhe mundësitë online: Përdor aplikacione si Duolingo ose Babbel.
KosovaJob: Cila është eksperienca që ofrojnë Ditët e Dyerve të Hapura për kandidatët?
Zana Havolli-Veseli: Ditët e Dyerve të Hapura në Teleperformance Kosova është dëshmuar si mënyra më efikase për rekrutim. Këto organizime të dedikuara veçmas për kandidatët gjermano-folës ofrojnë mundësi që kandidatët të adaptohen më shpejt me vendin e ri të punës.
Njohje me ambientin e punës: Zakonisht për kandidatët më qendrën më të madhe intervistat mbahen në objektin e Teleperformance Kosova, ku ata kanë mundësi të njihen me ambientin e punës dhe mënyrën e funksionimit.
Kandidatët mund të shohin se ku do të punojnë dhe të ndihen më të rehatshëm me mjedisin.
Takimi me ekipin dhe menaxherët: Gjithashtu edhe takimi me ekipin dhe menaxherët ku kandidatët mund të demonstrojnë aftësitë e tyre dhe të shfaqin interesin dhe përkushtimin ndaj pozitës ku kanë aplikuar.
Punësim i menjëhershëm: Nder te tjerash bëjmë prezantime dhe informacione të detajuara rreth kompanisë, kulturës së saj dhe mundësive të zhvillimit profesional. Si dhe kandidatët aty për aty mund të punësohen, t’i kenë rezultatet e testeve dhe të pajisen me një para-kontratë.
KosovaJob: Cilat janë disa nga gabimet më të zakonshme që behën gjatë këtyre intervistave dhe që duhet të shmangen patjetër?
Zana Havolli-Veseli: Gabimet më të zakonshme janë të lidhura më së shumti me këtë aspekt:
Mungesa e përgatitjes:
Moshulumtimi paraprak për kompaninë dhe për pozitën për të cilën po aplikoni është një nga gabimet që hasim të kandidatët.
Fokusimi vetëm në veten: Zakonisht kandidatët janë të fokusuar vetëm te prezantimi i vetes dhe jo te ajo se si mund të kontribojnë në kompani apo si e shohin avancimin e tyre përbrenda dhe kështu nuk ofrojnë shumë hapësirë për ta elaboruar këtë aspekt duke u fokusuar vetëm te vetja.
Dhënia e përgjigjeve të paqarta ose të pasakta për pyetje specifike – Ky është një nga gabimet tjera që mendoj se është veçmas rrjedhojë e gabimit të parë që është mungesa e përgatitjes.
Tregimi i mungesës së interesit ose entuziazmit për pozitën dhe kompaninë. Një gabim i shpeshtë është mungesa e entuziazmit për pozitën në të cilën do të angazhohen dhe mungesa e motivit për të treguar se cilat janë aftësitë të cilat ata do t’i vendosin në përdorim e që mund t’i shërbejnë projektit ku do të angazhohen.
KosovaJob: Nëse mund të na jepni një këshillë për të gjithë ata që tashmë janë duke e lexuar këtë artikull dhe janë kandidatët që ju do t’i takoni së shpejti në intervista!
Zana Havolli-Veseli: Përgatitu mirë, trego entuziazëm dhe jep më të mirën nga vetja!
Bëhu vetvetja dhe shpjegoj se si aftësitë tua dhe përvoja mund të sjellin vlerë në Teleperformance. Dhe mos harro, praktikoni gjuhën gjermane çdo ditë! Ekipi ynë mezi pret të ju takojë!