KosovaJob
Të gjithë artikujt
25 Tetor 2023 · 2 min leximi

800 mijë kuize të plotësuar në 4-vjetorin e AkademiPune

Ekipi i KosovaJob, të martën ka festuar 4-vjetorin e platformës së parë edukative rreth punësimit, AkademiPune, e cila është pjesë platformës #1 të punësimit në vend, KosovaJob.

800 mijë kuize të plotësuar në 4-vjetorin e AkademiPune
				 	 

Duke qenë se misioni i KosovaJob është t’i shërbejë në thelb tregut të punës në Kosovë, ideja për AkademiPune erdhi si nevojë për edukimin e punonjësve dhe atyre që synojnë tregun e punës që ta kenë më të lehtë qasjen në informacione dhe trendet e punësimit në gjithë botën. AkademiPune krahas artikujve informues, edukues, realizon edhe intervista të shumta me profesionistë brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët nëpërmjet rrëfimeve të tyre inspiruese ndajnë shumë këshilla drejt sukseseve. Deri tani, AkademiPune ka realizuar mbi 1 mijë artikuj rreth punësimit dhe fushës së burimeve njerëzore si dhe dhjetëra intervista me personazhe të njohura që kanë lënë gjurmë në fushën e tyre.

AkademiPune është përherë e më afër me komunitetin e saj edhe nëpërmjet kuizeve të shumta. Që nga fusha e punësimit, rekrutimit e deri te edukimi në fusha të ndryshme, AkademiPunë nëpermjet kuizeve të përditshme ka arritur të “sfidojë” përdoruesit me pyetje të ndryshme. Kuizet e AkademiPune deri tash kanë arritur 800 mijë plotësime. Ekipi i AkademiPune premton edhe shumë risi në rrugëtimin e 5-të të platformës që po rritet bashkë me lexuesit!

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë