1
6 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Majit

6 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Majit

	 	 

Muaji maj ka qenë një muaj i radhës me shumë zhvillime brenda KosovaJob duke hapur shtigje të reja për edhe më shume zhvillime në muajt që vijnë. Maji u karakterizua me lansimin e produktit të ri “KosovaJob x AI” për kompanitë kosovare e deri te prezantimi i tij në Shkup si dhe pjesëmarrje në panaire e zhvillime të tjera. Më poshtë ju sjellim 6 gjërat më të rëndësishme që kanë ndodhur brenda platformës #1 të punësimit në vend.

Lansohet KosovaJob x AI, hapet një kapitull të ri para kompanive kosovare

KosovaJob përgjatë muajit maj ka hapur një kapitull të ri duke e revolucionarizuar mënyrën e punësimit në vend. Platforma #1 e punësimit në vend është bërë e para në Ballkan që ka integruar Inteligjencën Aritificlae brenda platformës për të krijuar një proces të shpejt dhe të lehtë të rekrutimit. Me 20 mijë profile të krijuara brenda platformës e shumë kompani që KosovaJob e kanë adresë kryesore për t’i gjetur punëkërkuesit, KosovaJob po e krijon një hapësirë virtuale ku të dy palët do të ndërmarrin vendimet e duhura sa i përket karrierës. Më 23 maj pranë kompanive e punëkërkuesve, KosovaJob në një event miqësor ka lansuar produktin e ri për të hapur një kapitull të ri i cili do të ecën edhe më tej në hap me trendet e punësimit.

“KosovaJob x AI” prezantohet në dy konferenca ndërkombëtare në Shkup

Përfaqësues të KosovaJob në fund të muajit maj janë prezantuar në dy konferenca ndërkombëtare në Shkup të Maqedonisë. KosovaJob x AI është prezantuar në ngjarjen “DisruptHR” – e cila ka një mënyrë të vecantë të organizimit. Aleksandar Kochovski, si folësit e tjerë ka përmbledhur në 5 minuta gjithë pikat kyçe që e bëjnë KosovaJob lehtë të përdorur nga punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Paralelisht në të njejtën datë, Arion Rizaj ka qenë pjesë e panelit diskutues “Të kultivosh një kulturë të përfshirjes: Nxitja e lidhjes kuptimplotë mes klientëve dhe punonjësve” në konferencën ndërkombëtare “Customer & Employee Experience”, ku ka ndarë pikëpamjet e tij se çfarë e bën këtë raport të besueshëm dhe profesional.

KosovaJob me video-kampanjë për lehtësimin e gjetjes së punës dhe punonjësve

Përgjatë muajit maj, kompania KosovaJob ka publikuar disa video-kampanja të cilat në pak sekonda e shpjegojnë efektin që do të ketë produkt i ri. Këto video janë realizuar për të demonstruar se si me një klikim brenda platformës KosovaJob ju jeni duke shkuar drejt hapin vendimtar që mund t’ua ndryshojë rrjedhën e karrierës për të mirë!

Rrugëtimi transformues i KosovaJob, pjesë e diskutimeve në media

Inegrimi i AI në KosovaJob është përcjell me interesim edhe nga mediat vendore. Ekipi i KosovaJob ka qenë i ftuar në emisionet e mëngjesit në “Për ditë të mbarë” në RTV 21, “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK,  në “Captain Fm” në Glam Radio që transmetohet në KTV dhe në emisionin e mëngjesit në “Radio Kosova”. Me këtë hap, KosovaJob ka hapur një diskutim të ri sa i përket integrimit të AI në punësim dhe ka ofruar udhëzime se si duhet vepruar për tu integruar në trendët e reja.

KosovaJob, pjesë e Panairit të Karrierës në Universum

Ekipi i KosovaJob përgjatë majit ka shfrytëzuar edhe një mundësi të radhës për të takuar të rinjtë, punëkërkuesit dhe kontribuuesit e së ardhmes në tregun e punës. Ekipi i KosovaJob ka qenë pjesë e Panairit të Karrierës dhe Studimeve jashtë Vendit, të organizuar nga Qendra e Karrierës dhe Mirëqenies Studentore në Kolegjin Universum, i mbajtur në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, dhe ka pasur pjesëmarrje nga 26 vende te ndryshme të Evropës dhe Turqisë. KosovaJob vazhdimisht kontribuon në ofrimin e mundësive për të rinjtë për tu kyçur më shpejt në karrierën e tyre!

Zana Havolli, 8 vjet me KosovaJob dhe HumanPower

Përgjatë majit, në KosovaJob është shënuar edhe 8-vjetori i Zana Havollit- si pjesë e KosovaJob dhe HumanPoëer. Ky muaj ka qenë i rëndësishëm për të reflektuar mbi zhvillimin e Zanës brenda 8 vjetëve ku ajo ka treguar një pasion të jashtëzakonshëm për rekrutimin. Deri sot, ajo ka intervistuar mbi 8 mijë kandidatë për pozita të ndryshme duke e përforcuar misionin e dy kompanive për një proces profesional të rekrutimit! / KosovaJob

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet