KosovaJob, platforma kryesore e punësimit në vend vazhdon ta mbajë primatin si rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë!
Me një numër rekord të vizitorëve në platformën KosovaJob, muaji tetor e ka karakterizuar këtë kompani edhe me shumë suksese të tjera, një ndër to janë 1,200 përdorues të rinj me profile në KosovaJob, 33 klientë të rinj, si dhe produkti “Preselection” që ju mundëson përdoruesve një formë të shpejt e efikase sa i përket punësimit të kandidatëve të duhur për kompaninë e tyre. Tani në vijim do të ju prezantojmë të arriturat e KosovaJob përgjatë muajit tetor.
560 mijë vizitorë, rekordi i ri i KosovaJob
560 mijë vizitorë përgjatë muajit e kanë vizituar platformën KosovaJob, duke arritur rekord të vizitorëve. Me 400+ konkurse aktive që ofrojnë mundësi për kompanitë dhe punonjësit e fushave të ndryshme, KosovaJob vazhdon të mbetet urë mes punëdhënësve e punonjësve për më shumë se një dekadë. Përgjatë muajit tetor ka arritur rekordin e ri duke tërhequr 560 mijë vizitorë në konkurset që publikohen vazhdimisht. Ky numër është rritur krahasuar me muajin shtator ku ka pasur 529 mijë vizitorë dhe në shtator 537 mijë vizitorë.
33 klientë të rinj përgjatë tetorit
Klientët besnik që përgjatë viteve vazhdojnë t’i publikojnë konkurset e tyre në KosovaJob me besimin e tyre e kanë renditur atë të parën dhe adresën më të sigurt të punësimit. Përgjatë muajit tetor në KosovaJob janë shtuar edhe 33 klientë të rinj të cilët kanë publikuar konkurset e tyre në këtë platformë. Disa prej këtyre kompanive janë EuroPrint, AnchorzUp, Beetroot Academy, Kujdesi Group, Albi Mall Gjilan, Stars of Prishtina Academy, Red Flower, Global Communites America etj.
1,200 punëkërkues krijuan profile në KJ përgjatë tetorit
Krijimi i profileve në KosovaJob është mundësia më e lehtë për të qenë i përditësuar me konkurset që ju interesojnë. 1,200 punëkërkues kanë krijuar profilet e tyre në KosovaJob vetëm përgjatë muajit tetor. Një profil pune në KosovaJob është tejet i rëndësishëm pasi që vë në pah aftësitë e juaja, ju ndihmon të përditësoheni me shpallje që janë të rëndësishme për ju bëjnë të dukshëm te kompanitë që janë duke punësuar në mënyrë aktive. Nëse akoma nuk e keni krijuar profilin tuaj, kjo është koha e duhur për ta bërë atë këtu.
Preselection – pakoja e re me rezultate të suksesshme
KosovaJob përgjatë muajit tetor ka lansuar pakon e re që ju mundëson kompanive që në mënyrë të shpejt dhe efikase të punësojnë kandidatët e duhur, duke na lejuar të bëjmë preselektimin dhe filtrimin e kandidatëve. KosovaJob ka arritur të bëjë preselektimin e suksesshëm për kompanitë VAMED, AMC dhe HyperActive. Tri kompanitë kliente kanë arritur të përmbushin pozitat e tyre për rreth 10 ditë me pakon Preselection të KosovaJob.
AkademiPune mbushi 4-vjet me 800 mijë kuize të plotësuara
AkademiPune është platforma edukative që është lansuar para katër vjetëve nga KosovaJob, me qëllim që t’i shërbejë në thelb tregut të punës në Kosovë AkademiPune krahas artikujve informues, edukues, realizon edhe intervista të shumta me profesionistë brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët nëpërmjet rrëfimeve të tyre inspiruese ndajnë shumë këshilla drejt sukseseve. Deri tani, AkademiPune ka arritur 50 mijë vizitorë në muaj, 800 mijë kuize të plotësuara, mbi 1 mijë artikuj rreth punësimit dhe dhjetëra intervista me personazhe të njohura që kanë lënë gjurmë në fushën e tyre.
Ekipi i KosovaJob po rritet, Nea është anëtarja më e re
Nea Krasniqi përgjatë muajit tetor iu bashkua ekipit të KosovaJob si Junior Administrator. Si një punonjëse e re, Nea ka sjellë një freski në ekipin e KosovaJob-it dhe është një adresë e re e shërbimit dhe komunikimit me klientët!