1
5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Marsit

5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Marsit

	 	 

KosovaJob, sponsor në Turneun Bamirës “Rugove CS2 2024”!

Përgjatë muajit mars, KosovaJob i është bashkuar si sponsor Turneut Bamirës Rugove CS2 2024, i cili ka pasur për mision që të sigurojë fonde për Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK). Gjatë turnirit, çdo donacion ka shkuar drejtpërdrejtë për ANAK për të mbështetur fëmijët me autizëm. Ky hap dëshmon edhe bashkëpunimin me një kompani lidere siç është Korporata Ujë Rugove dhe që jemi së bashku në iniciativa të tilla!

KosovaJob me shumë entuziazëm e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe është e lumtur që si platforma #1 e punësimit e përkrahë këtë nismë dhe dëshmon edhe njëherë se është e gatshme të kontribuojë në të mirën e shoqërisë. Jemi “Së bashku për Autizëm”!

KosovaJob është certifikuar për të 6-en herë nga ISO 9001

Rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë “KosovaJob”, gjatë muajit mars ka arritur që për të 6-in vit të certifikohet me standardin për cilësi ISO 9001 nga organizata e mirënjohur botërore Bureau Veritas me filiale në Paris! 

Kjo dëshmon edhe njëherë përkushtimin e stafit të KosovaJob dhe bashkëpunimin me një numër të madh biznesesh në Kosovë dhe jashtë vendit. ISO 9001 është një standard ndërkombëtar që përcakton çfarë është e nevojshme për të garantuar cilësi të produkteve apo shërbimeve në mënyrë që klientët të ndahen të kënaqur, duke lënë hapësirë edhe për përmirësime të mëtejshme.

Prezantimi në Panairin e “Ditës së Karrierës” dhe një memorandum bashkëpunimi me IBC-M

Ekipi i KosovaJob ka prezantuar para studentëve platformën #1 të punësimit në vend në Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit IBC-M. Ekipi u ka mundësuar të rinjve të krijojnë profile profesionale brenda platformës – e cila është një metodë e avancuar që u ndihmon vetëm me një klikim të jenë të njoftuar për të gjitha pozitat që lidhen me fushën e tyre të studimit. Poashtu gjatë kësaj dite Aleksandër Kochovski – Shef Operacional në KosovaJob ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi e cila është një hap tutje i bashkëpunimit me këtë institucion për t’u shërbyer studentëve si një derë e punësimit.

KosovaJob, pjesë e diskutimit rreth punësimit në “7 Ditë me Panxhën”

Duke qenë adresa kryesore e punësimit në vend, KosovaJob mundohet të analizojë tregun dhe të kuptojë sfidat e këtij sektori. Gili Hoxhaj nga kjo platformë ka qenë pjesë e emisionit “7 ditë me Panxhën” ku është diskutuar rreth faktorëve që ndikojnë në punësim. Ajo ka theksuar ndryshimet që janë hasur në këtë platformë dhe për faktin që kompanitë po i besojnë gjithnjë e më shumë platformës KosovaJob për t’i gjetur kandidatët e duhur, si dhe kandidatët që po kërkojnë punën e tyre të ardhshme në këtë platformë. 

Iftari i përbashkët i stafit të KosovaJob

Siç është bërë traditë, stafi i KosovaJob gjithnjë mblidhet për të ndarë një iftar me njëri-tjetrin. Edhe këtë vit, stafi e ka kaluar një iftar të përbashkët me muhabete e të qeshura!

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet