1
5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob në Nëntor

5 gjëra që e karakterizuan KosovaJob në Nëntor

	 	 

Risi të shumta e angazhime të reja janë ato çfarë e karakterizojnë çdo muaj dinamikën e punës në kompaninë KosovaJob. Platforma që e mban primatin në punësim, përgjatë muajit nëntor ka arritur ta realizojë në mënyrë të suksesshme “Panairin e Praktikës” me 50+ kompani dhe 800+ pjesëmarrës, me vlerësim maksimal nga klientët, me kompani të reja që ia kanë besuar shpalljet KosovaJob e festa përbrenda kompanisë.

Në vijim ju shpjegojmë më shumë për 5 evente që e kanë karakterizuar KosovaJob përgjatë gjithë muajit nëntor.

50+ kompani dhe 800 pjesëmarrës– vula e suksesit të “Panairit të Praktikës”

Rreth 800 pjesëmarrës i janë përgjigjur pozitivisht eventit të “Panairit të Praktikës”, që është organizuar për herë të parë në Kosovë nga KosovaJob në bashkëpunim me BERZH dhe Promnestria. Përfaqësues të rreth 50 kompanive janë shprehur të gatshme për t’i angazhuar si praktikantë të rinjtë ata që kanë marrur pjesë në këtë panair, i cili ka krijuar një mundësi ideale për të rinjtë që të depërtojnë në tregun e punës. Ky event është finalizuar pas disa muajsh punë me sesione informuese për të rinjtë nga ekspertë të BNj. Me rritjen e konkurseve të praktikës në 311% dhe me mbi 1500 pozita të lira për punë praktike,  ku 80% prej tyre janë mbushur me sukses.

4.92/5 vlerësimi nga klientët në Nëntor

Shërbimi ndaj klientëve është prioritet i stafit të KosovaJob. Mundësia për vlerësim është po ashtu pjesë e platformës KosovaJob pasi që kjo ndikon në mënyrë direkte edhe si udhëzues për përmirësimin e shërbimeve që ofron. Klientët të cilëve u shërben KosovaJob pranojnë e-mail nëpërmjet të cilit mund ta bëjnë vlerësimin e tyre. Gjatë nëntorit shumica e vlerësimeve kanë qenë me 5 yje (vlerësimi maksimal) duke bërë që të arrihet një vlerësim i përgjithshëm prej 4.92 nga vlerësimi maksimal 5.  

40+ klientë të rinj në Nëntor

Bashkëpunimi i KosovaJob po rritet duke zgjeruar bashkëpunimin edhe me shumë kompani që operojnë në vend. Vetëm gjatë muajit nëntor, platformës KosovaJob i janë shtuar edhe mbi 40 klientë të rinj që kanë zgjedhur këtë platformë për të publikuar shpalljet e tyre.

Fjolla Morina – 1 vit me KosovaJob

Rritja e kompanisë së KosovaJob është ngushtë e lidhur me shërbimet e KosovaJob – të cilat përditësohen vazhdimisht për të krijuar qasje sa më të lehtë për klientët tanë. Fjolla Morina është një nga personat më në kompaninë tonë sa i përket fushës së përditshme me klientët. Ajo përgjatë muajit nëntor ka festuar 1-vjetorin e punës në KosovaJob.

Festimi i 28 Nëntorit me motive tradicionale

Ekipi i KosovaJob i është bashkuar festimeve të 28 Nëntorit duke organizuar një festë përbrenda zyreve të kompanisë. Me veshje kuq e zi dhe simbole të flamurit e muzikë që përkojnë me simbolikën e festës – stafi ka kaluar ditën e 27 nëntorit. E gjithë kjo me shtrimin e një tryeze tradicionale ku flija ishte ushqimi i servuar për stafin pasi që është ushqimi kryesor i menysë shqiptare.  

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet