Muaji janar ishte një muaj i gjatë me shumë risi në KosovaJob. Ky muaj ka qenë i koncentruar në zhvillimet në lansimin e konceptit të “PowerToHR 3” që këtë vit lidhet me Njerëzit, Marketingun dhe Teknologjinë. Këtë muaj kemi festuar edhe një moment të veçantë – 10-vjetorin e Shkamb Kërleshit me KosovaJob dhe kemi mirëpritur kolegun e ri, Errisin. T’i lexojmë së bashku!
Lansimi i konceptit të “PowerToHR 3” dhe biletat ‘Early Bird’
Këtë muaj kemi publikuar një video të shkurtër e cila t në rreth një minut e jep një pasqyrë të shpejt të asaj çfarë do të karakterizoi këtë edicion që po organizohet më 3 prill në AMC Hall me përmasa më të mëdha dhe në mënyrë që secili ta organizojë vetë agjendën e tij. +100 bileta veç janë shitur me Early Bird – çmim i cili është në dispozicion deri më 3 shkurt.
Publikimi podcastit që shpalosë gjithë detajet e “PowerToHR 3”
Në një podcast me Arion Rizaj janë shpalosur të gjitha detajet se cfarë do të përfshijë edicioni i tretë i samitit global “PoëerToHR”. Që nga mësimet e përvojat nga edicionet e kaluara, e deri të rikonstruktimi me tri skena, +40 folës vendorë e ndërkombëtarë, zonat e rrjetëzimit, masterklaset dhe mënyra se si aplikacioni do të mundësojë ta kaloni një ditë në të cilën ju mund të aranzhoni vetë gjithçka, Arioni ka shpjeguar për përvojën që e pret secilin pjesëmarrës.
Shkamb Kërleshi – një dekadë suksesi në KosovaJobKëtë vit kemi festuar 10-vjetorin e Shkambit në KosovaJob, i cili është një histori suksesi. Një histori suksesi e fuqizuar vit pas viti në një dekadë e që u rrit profesionalisht bashkë me platformën #1 të punësimit në vend, KosovaJob. Ai filloi rrugëtimin e tij si praktikant, duke përjetuar sfida dhe mundësi që e formësuan në një drejtues të suksesshëm. Me pasion për të mësuar dhe një qëndrim të palëkundur, ai kaloi nga rolet operative te pozicioni aktual si Drejtor Komercial i Shitjes, duke fituar përvojë të pasur dhe respektin e ekipit e të klientëve. Përgjatë më shumë se një dekadë, ai ka kontribuar në zhvillimin strategjik të kompanisë, forcimin e marrëdhënieve me klientët dhe ndërtimin e një kulture pune që frymëzon rritje dhe inovacion.
Kemi mirëpritur një koleg të ri, Errisin
Me shumë kënaqësi e kemi mirëpritur Errisin në ekipin tonë, i cili do të jetë përgjegjës në planifikimin dhe ekzekutimin e strategjisë së marketingut për “PowerToHR” – samitin për njerëzit, teknologjinë dhe marketingut dhe ne nuk kemi dyshim që do ta bëj më të mirën e mundshme! Erris Boshnjaku është një ekspert i komunikimit me mbi tetë vite përvojë në marketing, marrëdhënie me publikun, menaxhimin e njohurive dhe strategjitë e komunikimit. / KosovaJob