1
4 gjëra që karakterizuan KosovaJob përgjatë Shkurtit

4 gjëra që karakterizuan KosovaJob përgjatë Shkurtit

	 	 

Muaji i kaluar ka nisur me shumë suksese që e fuqizojnë edhe më shumë platformën më të besueshme që i lidh punëkërkuesit me karrierën ideale. “PowerToHR 3” është një vendtakim i ri për profesionistët e tri industrive që lidhin çdo kompani. Emrat eminent, përkrahësit dhe biletat e shitura janë shtyllat që po e fuqizojnë këtë event.

+300 bileta të shitura për “PowerToHR”

Samiti global “PowerToHR” që po organizohet nga KosovaJob po fuqizohet edhe më tepër më folës me renome botërore e pjesëmarrës nga Kosova e rajoni. +300 bileta të shitura deri tani po e çojnë këtë event drejt një rrugëtimi të papërsëritshëm për botën e HR-it, Marketingut dhe Teknologjisë. Ekipi i KosovaJob së bashku me mbështetësit e saj është fuqizuar që këtij eventi mos t’i mungojë asgjë dhe secili ta krijojë përvojën e personalizuar.

Emra eminent nga kompanitë lidere globale po vijnë në “PowerToHR”

KosovaJob përgjatë shkurtit veçse ka shpalosur vetëm një nga emrat më të rëndësishëm të eventit që po vjen me 40 folës të njohur, tri skena paralele, zona rrjetëzimi e masterklase. Serkan Deveci është një lider i lartë në fushën e burimeve njerëzore në Google, me mbi 15 vjet përvojë globale në planifikimin strategjik të fuqisë punëtore, menaxhimin e talenteve dhe ndërtimin e kulturës organizative dhe angazhimit të punonjësve. Ai po vjen në Kosovë në mesin e shumë emrave të njohur nga brendet botërore.

KosovaJob certifikohet për të 7-in vit nga ISO 90001

KosovaJob, rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, është certifikuar për të 7-in vit radhazi me standardin e cilësisë ISO 9001 nga organizata prestigjioze Bureau Veritas, me seli në Paris. Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit të pandërprerë të ekipit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me bizneset brenda dhe jashtë Kosovës. ISO 9001 është një standard ndërkombëtar që garanton cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, duke siguruar kënaqësinë e klientëve dhe hapësirë për përmirësime të vazhdueshme.

80 klientë të rinj në platformën KosovaJob

Shërbimet e avancuara e bëjnë KosovaJob platformën e duhur për shpallje pune që procesi i rekrutimit të jetë i shpejtë dhe pa gabime. Muaji shkurt ka rrumbullakosur 80 klientë të rinj përgjatë vitit në këtë platformë. Kompanitë bashkëpunuese po rriten dhe me të edhe mundësitë për një ambient të shëndetshëm punë në vend. / KosovaJob

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet