“PowerToHR” është një pikë kthese në narrativen e botës së HR-it në Kosovë. Stafi i KosovaJob gjatë muajit Shkurt finalizoi këtë ngjarje me kujdes në secilin detaj. Aty u hap edhe një kapitull i ri suksesi për platformën #1 të punësimit në vend e festa të tjera brenda kompanisë janë kurorëzim suksesesh!
“PowerToHR 2” në një nivel tjetër më 374 pjesëmarrës
“PowerToHR” ishte kryefjala e punës së stafit të KosovaJob. Por, jo vetëm. “PowerToHR”ishte kryefjala e të gjithë atyre që kontribuojnë çdo ditë në fushën e Burimeve Njerëzore. KosovaJob e bëri përsëri një hap tutje me edicionin e dytë, duke e fuqizuar edhe më shumë këtë fushë në Kosovë. Në Klan Arena më 22 shkurt u takuan 374 pjesëmarrës të cilët fituan nga përvoja e folësve më të spikatur nga Meta e Booking, por dhe nga përvoja e njëri-tjetrit. Katrine Collier, Maud Durand dhe Oana Iordachescu janë emra të fushës së rekrutimit dhe BNj që kanë lënë gjurmë kudo që kanë ndarë përvojat e tyre. Ngjashëm ndodhi dhe në Kosovë. Me fjalimet e tyre spontane dhe me konfidencë të ndërtuar nga përvojat e tyre e dërguan audiencën në mësime të reja. Serdzan Aranutovic – ish-menaxher i rekrutimit në Meta erdhi përsëri në Prishtinë me një serë pyetjesh të spikatura për folësit kryesor dhe panelistët Benjamin Kadic, Hana Qerimi, Teuta Abdullahu, Elida Motro Ph.D, Sneza Brzakov dhe Kaltrina Lloncari. Së bashku me “Theta Interactive”, samiti “PowerToHR”kaloi përmasat e një samiti formal duke sjell lojë në skenën dhe jashtë saj. Ky edicion shënoi edhe një partneritet të shkëlqyer të mbështetjes nga IPKO, ProCredit Bank Kosova, dhe Swiss Agency for Development and Cooperation – SDC (Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim).
KosovaJob hap një kapitull të ri me Inteligjencën Artificiale
Përgjatë samitit u mirëprit edhe prezantimi i Aleksander Kochovski – shef operacional në KosovaJob i cili i njoftoi të pranishmit me hapin e radhës së platformës #1 të punësimit, KosovaJob. Aleksi ka prezantuar Simba 2.0 e cila do të krijojë një përvojë të re për punëkërkuesit dhe punëdhënësit, të cilët mund ta gjejnë njëri-tjetrin më lehtë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrit.
Kompanitë mund të përfitojnë nga vetëm një klikim, të kursejnë kohën e tyre dhe t’i kenë të gjitha kandidatët me një raport të flirtuar nga të gjithë aplikuesit që janë në KosovaJob.
Me shije Kosove, festa e 17 shkurtit në KosovaJob
17 Shkurti shënohet si një festë e veçantë brenda zyreve të KosovaJob, si një platformë e cila beson në një të ardhme me shumë mundësi për vendin. Një ditë para festes, ajo është shënuar me ushqime tradicionale dhe biskota e ëmbëlsira të gjitha të përgatitura në Kosovë. Me shije të ëmbël e simbole të shtetit tonë, stafi e ka shoqëruar kafenë para feste.
Një eksperiencë aventurash për stafin në Hyperactive
Pas disa muajve intensiv me punë e ditëve me shumë takime për të organizuar edhe një edicion të suksesshëm të “PowerToHR”, stafi i KosovaJob është shkëputur nga realiteti në një përvojë plot aventura në Hyperactive. Me lojëra garuese dhe argëtuese, stafi janë bashkuar për të përmbushur misionet e lojërave dhe për të shijuar kohë kualitative së bashku!