Zyre e Sigurimeve – Prishtinë
Vende të lira pune:
- Zyrtar/e Administrativ/e – 2 pozita
- Këshilltar/e për Klientë – 2 pozita
- Punëtor për Shërbime ndaj Klientëve në Terren – 1 pozitë
Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, dëshironi të punoni në një ekip profesional dhe të suksesshëm, në një mjedis stimulues që mbështet zhvillimin e talentit tuaj dhe ofron mundësi për ngritje personale e profesionale, ju ftojmë të aplikoni.
Kushtet për aplikim:
Për Zyrtar/e Administrativ/e:
- Arsim i mesëm ose i lartë.
- Aftësi për punë administrative dhe organizative.
- Njohuri të MS Office (Word dhe Excel).
- Përgjegjësi, saktësi dhe besueshmëri.
Për Këshilltar/e për Klientë:
- Arsim i mesëm ose i lartë.
- I/E orientuar drejt shitjes dhe komunikimit me klientë.
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese.
- Motivim për arritjen e rezultateve.
Për Punëtor për Shërbime ndaj Klientëve në Terren:
- Arsim i mesëm ose i lartë.
- Patentë shoferi (kategoria B)
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Gatishmëri për punë në terren dhe vizita te klientët.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe vetë-iniciativë.
Kërkesa të përgjithshme:
- Ambicioz/e dhe kreativ/e.
- Punëtor/e dhe i/e besueshëm/me.
- Vetë-iniciativë dhe gatishmëri për të mësuar.
- Përvoja e punës nuk është e obligueshme.
Ne ofrojmë:
- Pagë bazë prej 500 € neto.
- Bonuse dhe të ardhura shtesë të pakufizuara sipas performancës dhe shitjeve të realizuara.
- Trajnime dhe edukim të vazhdueshëm profesional.
- Mundësi reale për zhvillim të karrierës.
- Përvojë të vlefshme në shitje dhe në punë me klientë.
CV-në tuaj dërgojeni në:
fatmir.hajdini@kselsig.com
Ju lutemi, në subjektin e emailit të shënoni pozitën për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit: Deri më 15.07.2026
