1
PREMIUM PLUS

Përfaqësues/e i/e Shitjes, Depoist (Prishtina Mall)

Ruaj
GiFi
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian i hapur rishtas në Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi  ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.

Avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:  

  • PËFAQËSUES/E I/E SHITJES

Lokacioni: PRISHTINA MALL

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të përditësuara;
  • Procesi i pranimit te pagesave me Pos dhe Cash;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

KUALIFIKIMET:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Posedimi i patent shoferit (kategoria B) është përparësi.

DEPOIST 

Lokacioni: PRISHTINA MALL

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i mallrave në depo;
  • Ndihma në organizimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës së magazines;
  • Përgatitja e produkteve për ekspozim në dyqan sipas nevojës;
  • Mbështetje në inventar dhe kontrollin e stokut;
  • Sigurimi që produktet të jenë të trajtuara dhe të ruajtura sipas standardeve të kompanisë;
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin për të garantuar rrjedhë efikase të punës. 

 

 

KUALIFIKIMET:

  • Të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm; arsimi i lartë përbën përparësi; 
  • Përvojë pune për pozitën e lartcekur është përparësi; 
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese; 
  • Patentë shoferi, kategoria B. 

ÇFARË OFROJMË NE:

  • Ambient pune dinamik, internacional dhe gjithëpërfshirës, ku iniciativa dhe energjia vlerësohen çdo ditë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë, bazuar në performancë dhe meritë;
  • Kulturë pune e ndërtuar mbi besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim ekipor, ku secili ka zë dhe ndikim;

INFORMATA PËR APLIKIM

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it: hr@gifi-kos.com

Afati i aplikimit: deri më 31 gusht 2026

Në subjektin e emailit ju lutemi të specifikoni pozitën e punës për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.



KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet