1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNË

BASHKOHU ME EKIPIN E VIZION GROUP!

Vizion Group është në fazë të zgjerimit të ekipit dhe kërkon persona të motivuar, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit tonë në sektorin e shitjes dhe ekzekutimit në terren.

Aktualisht janë të hapura këto pozita:

 

  • AGJENT/E PËR SHITJE – TRADITIONAL TRADE (TT) - 2 pozita të lira

 

Territori: Prishtinë

Agjenti/ja i/e Shitjes TT është përgjegjës/e për zhvillimin e shitjeve në tregun tradicional, duke menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhëniet me pikat e vogla të shitjes në territorin e caktuar.

Përgjegjësitë kryesore

  • Vizita të rregullt të pikave të shitjes në territorin e përcaktuar;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues;
  • Identifikimi dhe regjistrimi i klientëve të rinj;
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë;
  • Marrja e porosive nga klientët;
  • Sigurimi i prezencës dhe disponueshmërisë së produkteve në pikën e shitjes;
  • Monitorimi i çmimeve, aktiviteteve promocionale dhe konkurrencës në treg;
  • Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit te klientët;
  • Realizimi i objektivave të shitjes dhe mbulimit të territorit;
  • Raportimi i aktiviteteve dhe informatave nga terreni;
  • Bashkëpunimi me Merchandiser-at dhe ekipet e tjera përkatëse;
  • Përfaqësimi profesional i Vizion Group në treg.

Kriteret dhe kompetencat

  • Përvojë pune në shitje në terren përbën përparësi;
  • Përvoja në Traditional Trade/FMCG përbën përparësi të veçantë;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes;
  • Aftësi për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës;
  • Iniciativë, përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
  • Gatishmëri për punë dinamike në terren;
  • Patentë shoferi – kategoria B;
  • Njohuri bazë në përdorimin e telefonit të mençur dhe aplikacioneve të raportimit përbëjnë përparësi.
  1. MERCHANDISER - 2 pozita të lira

Qëllimi i pozitës

Merchandiser-i/ja është përgjegjës/e për prezantimin, disponueshmërinë dhe organizimin e produkteve të kompanisë në pikat e shitjes, në përputhje me standardet dhe udhëzimet e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Vendosja dhe organizimi i produkteve në pikat e shitjes sipas standardeve të kompanisë;
  • Sigurimi i dukshmërisë dhe prezantimit sa më të mirë të produkteve;
  • Kontrollimi i stokut dhe identifikimi i nevojave për rimbushje;
  • Kontrollimi i çmimeve, materialeve promocionale dhe pozicionimit të produkteve;
  • Monitorimi i produkteve dhe i prezantimit të brendit në pikat e shitjes;
  • Mbledhja e informatave nga terreni dhe raportimi i tyre;
  • Dokumentimi i aktiviteteve në pikat e shitjes sipas procedurave të kompanisë;
  • Bashkëpunimi me ekipet e shitjes dhe departamentet përkatëse;
  • Identifikimi dhe raportimi i problemeve apo mundësive në pikën e shitjes.

Kriteret dhe kompetencat

  • Përvojë e mëparshme në merchandising, shitje ose punë në terren përbën përparësi;
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë;
  • Komunikim i mirë dhe aftësi për bashkëpunim;
  • Gatishmëri për punë dinamike dhe në terren;
  • Aftësi për të menaxhuar prioritetet dhe për të respektuar afatet;
  • Njohuri bazë në përdorimin e telefonit të mençur dhe aplikacioneve të raportimit përbëjnë përparësi.
  • Patentë shoferi – kategoria B;

ÇFARË OFRON VIZION GROUP?

  • Pagë konkurruese;
  • Sistem stimulimi/bonusi sipas pozitës dhe rezultateve;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në kompani;
  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje. 

 

 

Të dhëna të përgjithshme

Lokacioni: Preoc - Graqanicë
Angazhimi: Me orar të plotë
Raporton te: Menaxheri i Shitjes / Menaxheri përkatës

SI TË APLIKONI?

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar;

Aplikimi duhet të dërgohet në:

info@fishbone-ks.com

Afati i fundit për aplikim: 13.09.2026

Në subjektin e emailit ju lutemi të specifikoni pozitën për të cilën aplikoni:

Aplikim – Agjent/e i/e Shitjes TT
ose
“Aplikim – Merchandiser”

Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në bazë të përputhshmërisë së kandidatit me kërkesat e pozitës, përvojës, kompetencave dhe rezultateve gjatë procesit të rekrutimit.

Vizion Group është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mbështet një proces rekrutimi të bazuar në meritë, kompetenca dhe kërkesat objektive të pozitës.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet