KosovaJob
Vantage Twentysix PREMIUM+

Senior UI/UX Designer

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Teknologji e Informacionit Skadon më 12 nëntor 2026
	 	 

VANTAGE TWENTYSIX

Pozita të hapura pune

Vantage Twentysix është studioja kreative e një grupi kompanish në fushat e ushqimit, patundshmërive, inxhinierisë dhe konsulencës, me prani në Kosovë, Shqipëri dhe Gjermani. Ndërtojmë brende, uebfaqe, platforma dhe aplikacione, për kompanitë tona dhe për klientë në gjithë Evropën.

Senior UI/UX Designer

Prishtinë · hibrid · me orar të plotë · 3+ vjet përvojë

Pjesa më e madhe e punës suaj do të jetë për kompanitë e grupit tonë, nga uebfaqe deri te platforma digjitale dhe aplikacione. Punojmë gjithashtu me startupe dhe kompani më të mëdha në gjithë Evropën. Si Senior UI/UX Designer, ju jeni përgjegjës për mënyrën se si funksionojnë dhe ndihen produktet tona digjitale, nga ideja e parë deri te ekrani përfundimtar. Ky është një nga rolet më të rëndësishme në ekipin tonë, ndaj kërkojmë dikë, puna e të cilit bie në sy.

Çfarë do të bëni

  • Dizajnoni uebfaqe, platforma ueb dhe aplikacione mobile, nga hulumtimi deri te UI-ja përfundimtare.
  • Planifikoni rrjedhat e përdoruesve, wireframe-t dhe prototipet, dhe i testoni me përdorues realë.
  • Ndërtoni dhe mirëmbani sisteme dizajni (design systems) në Figma.
  • Bashkëpunoni ngushtë me zhvilluesit tanë, që dizajnet të ndërtohen ashtu siç janë menduar.
  • Përmirësoni produktet ekzistuese bazuar në të dhëna, komente dhe testime.
  • Prezantoni punën tuaj para kompanive dhe klientëve tanë dhe shpjegoni vendimet tuaja.
  • Punoni krah për krah me Lead Designer-in tonë dhe mbështesni dizajnerët grafikë në projektet digjitale.

Çfarë sillni ju

  • Të paktën 3 vjet përvojë në UI/UX ose product design. Cilësia e punës suaj ka më shumë rëndësi për ne senumri i viteve.
  • Një portofol të jashtëzakonshëm me raste studimi (case studies) që tregojnë procesin tuaj, jo vetëm ekranetpërfundimtare.
  • Njohuri shumë të mira të Figma-s, përfshirë komponentët, variablat dhe prototipimin.
  • Përvojë në dizajnimin e uebfaqeve responsive dhe aplikacioneve mobile.
  • Kuptim të mirë të aksesueshmërisë dhe përdorshmërisë.
  • Njohuri bazë se si ndërtohen uebfaqet (HTML, CSS), që të flisni me zhvilluesit në gjuhën e tyre.
  • Mund ta udhëheqni një projekt në mënyrë të pavarur dhe t’u jepni të tjerëve komente të qarta.
  • Shqip dhe anglisht. Gjermanishtja është përparësi.

Përparësi

  • Përvojë me marketplace, e-commerce ose platforma rezervimesh.
  • Motion design për ndërfaqe (Lottie, After Effects, Framer).
  • Përvojë me Webflow ose Framer.
  • Përvojë në dizajnimin e produkteve në më shumë se një gjuhë.

Çfarë ofrojmë 

  • Sigurim shëndetësor privat.
  • Orar fleksibël dhe punë hibride nga zyra jonë në Prishtinë.
  • Deri në 4 javë në vit punë nga kudo.
  • Pajisje të nivelit të lartë dhe licenca të plota softuerike.
  • Buxhet vjetor për kurse, trajnime dhe vegla pune.
  • Vlerësim i strukturuar çdo 6 muaj, me rrugë të qartë drejt pozitave senior.
  • Punë në shumë industri, për brendet tona dhe për klientë në gjithë Evropën.
  • Mund ta shfaqni punën tuaj në portofolin personal, me miratim paraprak.

Çfarë vlerësojmë

Punë e palodhur, mendim i qartë, përpikëri, përgjegjësi, sinqeritet, vëmendje ndaj detajeve, aftësi organizative, kuriozitet dhe vullnet për tʼu përmirësuar.

Si të aplikoni

Aplikoni online në vantagetwentysix.com/careers. Bashkëngjitni CV-në tuaj (deri në 4 MB) dhe linkun e portofolit, dhe plotësoni disa pyetje të shkurtra për rolin. 

Në formular do tʼju kërkojmë edhe pagën e pritur, datën më të hershme të fillimit, veglat që përdorni dhe 3 projektet tuaja më të mira UX, me rolin tuaj në secilin.

Afati: 12 nëntor 2026 · edhe 8 ditë
Vantage Twentysix
Teknologji e Informacionit
5Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 12/11/26 (8 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë