1
PREMIUM PLUS

Menaxher i Prodhimit dhe Logjistikës

Ruaj
Ujë Dea
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Menaxher i Prodhimit dhe Logjistikës

Përgjegjësitë:

  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të prodhimit.
  • Menaxhimi i depove dhe stokut të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme.
  • Koordinimi i aktiviteteve logjistike dhe lëvizjes së mallrave.
  • Menaxhimi i stafit të prodhimit, depove dhe logjistikës.
  • Sigurimi i realizimit të planeve të prodhimit dhe dërgesave.
  • Monitorimi i efikasitetit operacional dhe optimizimi i proceseve.
  • Bashkëpunimi me departamentet e shitjes, furnizimit dhe mirëmbajtjes.

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri, Menaxhim Industrial, Logjistikë ose fushë të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë në menaxhimin e prodhimit ose logjistikës.
  • Aftësi të forta organizative dhe udhëheqëse.
  • Njohuri të mira të proceseve prodhuese dhe menaxhimit të depove.
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë përparësi.

Vendi i punës: Gjilan

Aplikimet përmes butonit të mëposhtëm ose në: hr@deawater.com
Kontakti: 044-491-339 whatsapp&viber.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet