KosovaJob
Creative Hub

Akademia e Human Resources + AI

Akademia e Human Resources + AI është një program praktik që u ofron studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë moderne proceset e burimeve njerëzore dhe talentet në organizata. Kurrikula p…

Kohëzgjatja
21 javë · 84 orë
E martë & E enjte, 18:00 - 20:00
Formati
Hibrid
Hibrid · Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Çfarë përfshin trajnimi

Akademia e Human Resources + AI është një program praktik që u ofron studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë moderne proceset e burimeve njerëzore dhe talentet në organizata. Kurrikula përfshin rekrutimin dhe selektimin, menaxhimin e performancës, employer branding, talent management, HR analytics dhe përdorimin e Generative AI për të optimizuar dhe automatizuar proceset HR, të kombinuara me punë praktike në projekte të bazuara në raste reale. Përmes orëve live dhe ushtrimeve praktike, studentët zhvillojnë aftësi të aplikueshme në tregun e punës, ndërtojnë një portfolio profesionale dhe pajisen me një Certifikatë Profesionale nga SHBA pas përfundimit të programit.

Aftësitë e zhvilluara dhe rezultatet e pritshme të të nxënit

  • Rekrutimi & Përzgjedhja (12 orë): Studentët mësojnë të menaxhojnë procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve, nga analiza e pozitës dhe përgatitja e përshkrimeve të vendeve të punës deri te screening, teknikat e intervistimit dhe zhvillimi i strategjive për tërheqjen e talenteve.
  • Menaxhimi i Performancës (12 orë): Studentët mësojnë të vendosin objektiva të qarta për performancën, të përdorin teknika efektive të feedback-ut dhe të zhvillojnë vlerësime të performancës. Gjithashtu, mësojnë të dizajnojnë sisteme shpërblimi dhe të krijojnë strategji për motivimin dhe mbajtjen e talenteve me performancë të lartë.
  • Aspektet Ligjore të HR (10 orë): Mësojnë të kuptojnë aspektet ligjore të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke përfshirë kuadrin ligjor, rregulloret në vendin e punës, kontratat e punës, përfitimet, përfundimin e marrëdhënies së punës dhe menaxhimin e rreziqeve ligjore.
  • Aspektet Financiare të HR (10 orë): Mësojnë të menaxhojnë aspektet financiare të HR, duke përfshirë analizën e të dhënave të burimeve njerëzore, strategjitë financiare, kompensimin dhe përfitimet, buxhetimin, parashikimin dhe raportimin, si dhe strukturat e pagave dhe mundësitë për optimizimin e kostove.
  • Trajnimi & Zhvillimi (14 orë): Mësojnë të planifikojnë dhe zhvillojnë programe trajnimi për punonjësit, duke përfshirë orientimin e tyre, zhvillimin e lidershipit, të mësuarit organizativ, menaxhimin e talenteve, si dhe teknikat e coaching dhe mentoring.
  • Angazhimi i Punonjësve (10 orë): Mësojnë të masin dhe përmirësojnë angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve, duke zhvilluar një kulturë të fortë organizative, bashkëpunim efektiv në ekip dhe praktika për mirëqenien e punonjësve. Gjithashtu, fokusohen në rritjen e produktivitetit dhe mbajtjen e talenteve.
  • HR Business Partner & Strategy (10 orë): Mësojnë të pozicionojnë HR si partner strategjik të biznesit, duke përfshirë kompensimin dhe përfitimet, transformimin digjital, përdorimin e AI dhe automatizimeve, HR Analytics, menaxhimin e kulturës dhe ndryshimeve organizative, si dhe zhvillimin e Employer Branding.
  • Career Prep (6 orë): Mësojnë si të përdorin LinkedIn si platformë për punësim dhe si rekrutuesit kërkojnë kandidatë, si dhe si të ndërtojnë një profil profesional në LinkedIn, CV dhe GitHub. Gjithashtu, përgatiten për intervista, kuptojnë kulturën dhe pritshmëritë e kompanive teknologjike dhe mësojnë të aplikojnë në mënyrë strategjike për vende pune.

Për më tepër, studenti përfundon programin me 4 projekte reale në portofolin e tij:

  • Plan për Rekrutim & Talent Acquisition
  • Korniza e Menaxhimit të Performancës
  • Analiza e Angazhimit të Punonjësve dhe Kulturës së Vendit të Punës
  • Planifikimi i fuqisë punëtore dhe analiza e parashikimit të talenteve

Target Audienca

  • Studentë dhe të sapo diplomuar nga Psikologjia & Juridiku — Studentë dhe të sapodiplomuar nga këto dy degë që po shikojnë të hyjnë në industri më premtuese.
  • Career Changers / Personat që dëshirojnë të ndryshojnë karrierë — Profesionistë nga industri të ndryshme që duan të ndërtojnë një karrierë të re në një fushë me kërkesë të lartë në treg dhe potencial më të madh për të ardhura.
  • HR Junior — HR-ët e rinjë që dëshirojnë të zhvillohen nga detyrat administrative manuale në Operacione Njerëzore strategjike të bazuara në të dhëna.

Parakushtet për Pjesëmarrje

Nuk Ka.

Formati

Hybrid.

Studenti ka mundësinë t’i ndjekë ligjëratat fizikisht në kampusin tonë në Prishtinë, online, ose në kombinim të të dyjave, sipas preferencës së tij.

Gjithashtu, çdo ligjëratë incizohet, dhe studenti ka qasje në regjistrimet e ligjëratave 24/7, duke i mundësuar rikthimin dhe rishikimin e materialeve në çdo kohë.

Lokacioni

Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Data e Fillimit

Tetor, 2026

Orari, kohëzgjatja dhe numri total i orëve

Orari:
E martë & E enjte, 18:00 - 20:00 · Kohëzgjatja: 21 javë · Numri Total i Orëve: 84 orë

Gjuha e Trajnimit

Gjuha kryesore e ligjëratave është shqipja. Megjithatë, nëse studenti dëshiron të mësojë në gjuhën angleze dhe të bëhet pjesë e komunitetit amerikan, ne ofrojmë mundësinë për të ndjekur ligjëratat online së bashku me studentët e Creative Hub Miami.

Kosot e Trajnimit & Lloji i Certifikimit

Kostoja e Akademisë varet nga lloji i certifikimit që studenti dëshiron të përfitojë:

Standard – Certifikatë Lokale

Çmimi normal:
1,499€

EU – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement

Çmimi normal:
1,699€

US – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement + Diplomë Amerikane nga Florida Department of Education

Çmimi:
2,499€

Studentët kanë mundësi ta paguajnë Akademinë në deri në 15 këste mujore, duke e bërë pagesën më të përballueshme dhe fleksibile.

License Number:
12690 issued by Commission For Independent Education of The State of Florida

Creative Hub Academy - 111 NE 1st Street, Unit 906, Miami, Florida 33132

Trajnerët

Arta Celina - Head of People, Culture & Learning
22+ vite drejtuese e Burimeve Njerëzore me ekspertizë në strategjinë, menaxhimin e talenteve dhe zhvillimin organizativ.

Kaltrina Lloncari Cena - Senior HR Business Partner

HR Business Partner në Mercedes-Benz, e specializuar në strategjinë e burimeve njerëzore, zhvillimin e talenteve dhe krijimin e kulturave të shëndetshme dhe të suksesshme në vendin e punës.

Ardian Rexha - Managing Partner

Profesionist ligjor me mbi 11 vite përvojë në të drejtat dhe marrëdhëniet e punës dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në vendin e punës.

Hana Gashi Salihu - Head of Human Resources

Eksperte në Menaxhimin e Ndryshimeve, Menaxhimin e Performancës, Parashikimin e nevojave të HR-së dhe Planifikimin Strategjik Organizativ, etj.

Lavdrim Reçica - Lead of Talent Management & Retention

Udhëheqës i Talenteve në Gjirafa, Inc., i specializuar në strategjinë e menaxhimit të talenteve, mbajtjen e punonjësve, analitikën dhe kulturën organizative.

Fortesa Manaj - HR Head of Unit

Ekspertizë në menaxhimin financiar të HR, planifikimin e fuqisë punëtore dhe përafrimin e strategjive të burimeve njerëzore me objektivat e biznesit.

Florent Bajrami - Senior Recruiter

Rekrutues i specializuar në tërheqjen e talenteve, përvojën e kandidatëve dhe ndërtimin e ekipeve me performancë të lartë për organizatat globale.

Aftësitë që fiton
People managementCoachingChange managementRecruitingTalent managementPayrollEmployee relations

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Creative Hub
Prishtinë · që nga 2026

Creative Hub ofron trajnime në: Akademia e AI-powered Product & Project Management; Akademia e Data Engineering, Cloud & AI; Akademia e Data Science & Analytics + AI; Akademia e Digital Marketing + AI; Akademia e Full-stack Development + AI; Akademia e Human Resources + AI; Akademia e Vibe Coding & AI Agents.

Profili i trajnuesit →