KosovaJob
Anchor Institute

Strategic HR Academy (SHRA) – Nga Bazat e HR te Strategjia, People Analytics dhe Inteligjenca Artificiale

Roli i HR-it po ndryshon. Organizatat sot kërkojnë profesionistë që nuk menaxhojnë vetëm procese, por kuptojnë biznesin, udhëheqin ndryshimin dhe ndikojnë në vendimet që lidhen me njerëzit, performancën dhe të ardhmen e…

Kohëzgjatja
1–2 muaj (programi i plotë: 16 trajnime, 32 orë, si dhe projekti final)
Dy herë në javë, pasdite
Formati
Hibrid
Hibrid · Anchor Institute, Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22, 10000 Prishtinë, Kosovë

Çfarë përfshin trajnimi

Roli i HR-it po ndryshon. Organizatat sot kërkojnë profesionistë që nuk menaxhojnë vetëm procese, por kuptojnë biznesin, udhëheqin ndryshimin dhe ndikojnë në vendimet që lidhen me njerëzit, performancën dhe të ardhmen e organizatës.

Strategic HR Academy ju përgatit për një rol me më shumë përgjegjësi dhe ndikim: të mendoni si lider strategjik, të komunikoni me besim me drejtuesit dhe t’i shndërroni sfidat organizative në zgjidhje konkrete.

Përmes pesë moduleve progresive, do të zhvilloni kompetenca në menaxhimin strategjik të HR-it, performancën dhe talentet, psikologjinë organizative, People Analytics dhe përdorimin etik e praktik të Inteligjencës Artificiale.

Programi vendos fokus të veçantë në zhvillimin e lidershipit strategjik dhe aftësisë për të ndikuar te drejtuesit. Do të mësoni si të prezantoni rekomandime të mbështetura në të dhëna, të argumentoni investimet në njerëz dhe të kontribuoni me besueshmëri në diskutimet dhe vendimet e nivelit drejtues. Gjatë programit nuk do të qëndroni vetëm te teoria. Do të punoni me raste nga biznesi, simulime, modele profesionale dhe projekte praktike që lidhen me sfidat konkrete të vendit të punës. Projekti final ju mundëson të analizoni një problem organizativ dhe të ndërtoni një zgjidhje të gatshme për prezantim dhe zbatim.

Pas përfundimit të programit, do të jeni të përgatitur të:

  • merrni vendin tuaj në tryezën ku merren vendimet dhe ta poziciononi HR-in si partner strategjik të biznesit;
  • shndërroni të dhënat, People Analytics dhe AI në vendime më të zgjuara për njerëzit dhe organizatën;
  • udhëhiqni iniciativa me ndikim të matshëm, nga ideja deri te zbatimi dhe rezultatet.

Programi mund të ndiqet i plotë ose përmes moduleve dhe trajnimeve individuale, sipas përvojës, nevojave dhe objektivave tuaja profesionale.

Shkathtësitë që zhvillohen dhe rezultatet e pritshme

Gjatë programit zhvillohen shkathtësi në:

  • administrimin dhe organizimin e proceseve të HR;
  • planifikimin e fuqisë punëtore;
  • rekrutimin e bazuar në kompetenca;
  • hartimin e përshkrimeve të vendeve të punës;
  • intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve;
  • onboarding-un e punonjësve;
  • Employer Branding dhe Employee Value Proposition;
  • hartimin dhe zbatimin e politikave të HR;
  • menaxhimin e performancës dhe vendosjen e objektivave;
  • vlerësimin e performancës përmes metodës 360°;
  • identifikimin dhe zhvillimin e talenteve;
  • përdorimin e 9-Box Grid dhe zhvillimin e Talent Review;
  • analizën e aftësive dhe identifikimin e boshllëqeve;
  • strukturimin e pagave dhe benefiteve;
  • matjen dhe përmirësimin e angazhimit të punonjësve;
  • coaching, mentorim dhe zhvillim profesional;
  • krijimin e sigurisë psikologjike dhe parandalimin e burnout-it;
  • People Analytics dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna;
  • zhvillimin dhe transformimin e kulturës organizative;
  • përdorimin praktik dhe të përgjegjshëm të AI në HR;
  • lidhjen e strategjisë së HR me objektivat e biznesit.

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ndërtojnë dhe përmirësojnë procese të HR, të analizojnë të dhëna, të zhvillojnë sisteme për menaxhimin e performancës dhe talenteve, si dhe të hartojnë një projekt strategjik të zbatueshëm në organizatë.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Programi u dedikohet:

  • personave që dëshirojnë të fillojnë karrierën në HR;
  • profesionistëve të HR që kërkojnë të avancojnë;
  • specialistëve të rekrutimit, trajnimit dhe zhvillimit;
  • menaxherëve dhe drejtuesve të ekipeve;
  • pronarëve dhe drejtuesve të bizneseve;
  • profesionistëve që planifikojnë të kalojnë në fushën e HR;
  • profesionistëve me përvojë që synojnë role strategjike ose drejtuese.

Kushtet paraprake për pjesëmarrje

Nuk kërkohet përvojë paraprake për modulet bazë. Përmbajtja është e përshtatshme si për fillestarë, ashtu edhe për profesionistë me përvojë. Për pjesëmarrjen online kërkohet kompjuter, lidhje stabile me internet dhe mundësi për të përdorur platformat digjitale të mësimit.

Formati

Programi ofrohet:

  • fizikisht në klasë;
  • online;
  • në format hibrid, varësisht nga organizimi dhe përbërja e grupit.

Kandidati mund ta zgjedhë formatin gjatë aplikimit.

Lokacioni

Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë

Data e fillimit dhe afati për aplikim

Afati për aplikim:
Aplikimet qëndrojnë të hapura deri në plotësimin e vendeve. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj rekomandohet aplikimi paraprak.

Orari, kohëzgjatja dhe numri i përgjithshëm i orëve

Orari:
Dy herë në javë, pasdite
Kohëzgjatja e një trajnimi individual:
2 orë.
Kohëzgjatja e programit:
1–2 muaj, varësisht nga modulet e përzgjedhura.
Programi i plotë:
16 trajnime, me gjithsej 32 orë ligjërata dhe punë praktike, si dhe projekti final.

Pjesëmarrësit mund të ndjekin një trajnim individual, një modul të plotë ose të gjithë programin.

Gjuha

Programi mbahet në gjuhën shqipe. Materiale dhe burime të caktuara profesionale mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.

Çmimi

  • Çmimi promocional për 5 pjesëmarrësit e parë: 490 €, nga 700 € sa është çmimi i rregullt.
  • Pagesa: mund të realizohet në dy këste
  • Projekti final dhe certifikimi: përfshihen në çmimin e programit të plotë

Lloji i certifikatës

Pjesëmarrësit që përfundojnë një trajnim individual pajisen me certifikatë digjitale për trajnimin përkatës.

Pjesëmarrësit që përfundojnë të gjitha modulet dhe projektin final pajisen me certifikatën e plotë të Strategic HR Academy. Secila certifikatë përmban një kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.

Pjesëmarrësit mund ta shtojnë certifikatën në LinkedIn, ta publikojnë në rrjetet sociale, ta përfshijnë në CV ose portofol dhe ta ndajnë gjatë aplikimeve për punë dhe mundësi të tjera profesionale. Certifikata mbetet e ruajtur dhe e qasshme online.

Statusi i akreditimit

Programi nuk paraqitet si kualifikim akademik. Mirëpo, Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht, e lëshuar përmes Certifier Io, platformë ndërkombëtare për certifikata dhe kredenciale digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham and Amazon.

Emri dhe përshkrimi i shkurtër i trajnerëve

Dr. Arta Koka Grubi
Ekzekutive e certifikuar CHRO, ligjëruese dhe profesioniste me mbi 20 vjet përvojë drejtuese në sektorin korporativ, publik dhe akademik. Mban dy tituj doktorature në fushat e kapitalit njerëzor, ekonomisë së punës dhe efektivitetit organizativ. Është vlerësuar me çmimin Global Women Corporate Award dhe shërben si Anëtare e Bordit Këshillues në HR-Talent Exchange për Shqipëri dhe Kosovë.

Fortesa Manaj

Profesioniste e HR me mbi nëntë vjet përvojë në sektorin bankar dhe telekomunikacion. Ekspertiza e saj përfshin rekrutimin, Learning & Development, menaxhimin e talenteve, mirëqenien dhe sigurinë në punë. Ka studiuar Matematikë Financiare dhe është e certifikuar nga SHRM në Learning & Development dhe Talent Management.

Fatime Rrahmani

Psikologe klinike e licencuar dhe Certified Corporate Wellness Specialist. Ka përvojë akademike dhe korporative në mirëqenien organizative, sigurinë psikologjike, zhvillimin e talenteve dhe ndërhyrjet psikologjike të bazuara në evidencë. Është gjithashtu autore dhe bashkautore e publikimeve shkencore ndërkombëtare.

Informata të tjera relevante

  • Programi përbëhet nga pesë module progresive.
  • Trajnimet mund të ndiqen si nje trajnim i vetem ose si program i plotë.
  • Çdo trajnim përfshin raste nga biznesi, ushtrime praktike, diskutime dhe modele pune.
  • Materialet dhe mjetet e punës u ofrohen pjesëmarrësve.
  • Pjesëmarrja aktive dhe përfundimi i detyrave përkatëse kërkohen për marrjen e certifikatës.
  • Për certifikatën e plotë kërkohet përfundimi i moduleve dhe prezantimi i projektit final.
  • Projekti final trajton një sfidë konkrete të biznesit dhe mund të përdoret si pjesë e portofolit profesional të pjesëmarrësit.
Aftësitë që fiton
Data analysisBusiness strategyPeople managementCoachingChange managementRecruitingTalent managementPayrollEmployee relations

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Anchor Institute
që nga 2026

Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.

Profili i trajnuesit →