Një punësim i gabuar nuk kushton vetëm një pozitë të paplotësuar, por edhe kohë, buxhet dhe performancë të ekipit.
Ky trajnim praktik i aftëson pjesëmarrësit të menaxhojnë të gjithë procesin e rekrutimit: nga identifikimi i nevojës dhe përcaktimi i profilit të pozitës deri te tërheqja, vlerësimi, përzgjedhja dhe onboarding-u i kandidatit të duhur.
Pjesëmarrësit pajisen me metoda dhe mjete praktike për zhvillimin e intervistave të bazuara në kompetenca, vlerësimin objektiv të kandidatëve dhe marrjen e vendimeve të dokumentuara e të mbështetura në të dhëna.
Trajnimi zhvillon shkathtësi në:
Trajnimi u dedikohet:
Nuk kërkohen njohuri teknike ose përvojë paraprake në rekrutim. Trajnimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe për profesionistët që planifikojnë, zhvillojnë ose marrin vendime gjatë procesit të rekrutimit.
Trajnimi ofrohet:
Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë
Trajnimi organizohet me 12–20 pjesëmarrës, për të mundësuar ndërveprim, diskutim dhe punë praktike.
Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe. Modelet, terminologjia dhe materiale të caktuara profesionale mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.
Çmimi përfshin pjesëmarrjen në trajnim, materialet, mjetet praktike dhe certifikatën digjitale.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë të Përfundimit për trajnimin “Rekrutimi dhe Përzgjedhja e Kandidatëve”, të lëshuar nga Anchor Institute.
Secila certifikatë përmban kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.
Certifikata mund të shtohet në LinkedIn, të përfshihet në CV dhe në portofolin profesional, të publikohet në rrjetet sociale ose të ndahet gjatë aplikimeve për punë. Ajo mbetet e ruajtur dhe e qasshme online në çdo kohë.
Trajnimi është program profesional i zhvilluar dhe ofruar nga Anchor Institute dhe nuk paraqet kualifikim akademik apo program të akredituar nga një institucion publik.
Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht. Ajo lëshohet përmes Certifier, platformë ndërkombëtare për menaxhimin dhe verifikimin e kredencialeve digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham dhe Amazon.
Certifier mundëson lëshimin dhe verifikimin digjital të certifikatës, por nuk vepron si institucion akreditues.
Dr. Arta Koka Grubi
Eksperte e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Organizativ
Dr. Arta Koka Grubi mban dy tituj doktorature dhe ka mbi 20 vjet përvojë drejtuese në sektorin korporativ, publik dhe akademik. Ajo është ekzekutive e certifikuar CHRO dhe ka dhënë kontribut në kërkimin shkencor ndërkombëtar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Ekonominë e Punës.
Është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar Global Women Corporate Award. Në rolin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore dhe Anëtares së Bordit Menaxhues në IPKO Telecommunications, ajo udhëheq procese të planifikimit të fuqisë punëtore, rekrutimit, menaxhimit të talenteve dhe transformimit të funksionit HR.
Përvoja e saj përfshin drejtimin e proceseve të rekrutimit në shkallë të gjerë, intervistimin e bazuar në kompetenca, vlerësimin e kandidatëve dhe përdorimin e People Analytics për vendimmarrje më të saktë. Gjithashtu, shërben si Anëtare e Bordit Këshillues në HR-Talent Exchange për Shqipëri dhe Kosovë.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.
Anchor Institute e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.