Pa objektiva të qarta dhe feedback të rregullt, performanca menaxhohet me supozime dhe jo me të dhëna.
Ky trajnim praktik i aftëson pjesëmarrësit të ndërtojnë një sistem të drejtë dhe të matshëm të menaxhimit të performancës, të vendosin objektiva SMART dhe KPI, të organizojnë ciklin e vlerësimit dhe të përdorin feedback-un 360° për zhvillimin e punonjësve dhe liderëve.
Trajnimi trajton gjithashtu zhvillimin e bisedave të performancës, kalibrimin e rezultateve, reduktimin e subjektivitetit dhe menaxhimin e performancës nën pritshmëri.
Trajnimi zhvillon shkathtësi në:
Trajnimi u dedikohet:
Nuk kërkohen njohuri teknike paraprake. Trajnimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe për profesionistët që përfshihen në vendosjen e objektivave, vlerësimin e performancës, dhënien e feedback-ut ose zhvillimin e punonjësve.
Trajnimi ofrohet:
Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë
Trajnimi organizohet me 12–20 pjesëmarrës, për të mundësuar ndërveprim dhe punë praktike.
Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe. Modelet, terminologjia dhe materiale të caktuara profesionale mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.
Çmimi përfshin pjesëmarrjen në trajnim, materialet, mjetet praktike dhe certifikatën digjitale.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë të Përfundimit për trajnimin “Menaxhimi i Performancës: Objektiva, Vlerësim dhe Feedback 360°”, të lëshuar nga Anchor Institute.
Secila certifikatë përmban kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.
Certifikata mund të shtohet në LinkedIn, të përfshihet në CV dhe në portofolin profesional, të publikohet në rrjetet sociale ose të ndahet gjatë aplikimeve për punë. Ajo mbetet e ruajtur dhe e qasshme online në çdo kohë.
Trajnimi është program profesional i zhvilluar dhe ofruar nga Anchor Institute dhe nuk paraqet kualifikim akademik apo program të akredituar nga një institucion publik.
Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht. Ajo lëshohet përmes Certifier, platformë ndërkombëtare për menaxhimin dhe verifikimin e kredencialeve digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham dhe Amazon.
Certifier mundëson lëshimin dhe verifikimin digjital të certifikatës, por nuk vepron si institucion akreditues.
Dr. Arta Koka Grubi
Eksperte e Menaxhimit të Performancës dhe Zhvillimit Organizativ
Dr. Arta Koka Grubi mban dy tituj doktorature dhe ka mbi 20 vjet përvojë drejtuese në sektorin korporativ, publik dhe akademik. Ajo është ekzekutive e certifikuar CHRO dhe ka dhënë kontribut në kërkimin shkencor ndërkombëtar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Ekonominë e Punës.
Është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar Global Women Corporate Award. Në rolin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore dhe Anëtares së Bordit Menaxhues në IPKO Telecommunications, ajo udhëheq procese të menaxhimit të performancës, People Analytics dhe zhvillimit të liderëve, duke i lidhur objektivat individuale me prioritetet strategjike të organizatës.
Gjithashtu, shërben si Anëtare e Bordit Këshillues në HR-Talent Exchange, duke kontribuar në zhvillimin e praktikave bashkëkohore të HR dhe menaxhimit të talenteve në Kosovë dhe Shqipëri.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.
Anchor Institute e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.