KosovaJob
Anchor Institute

Struktura e Pagave dhe Benefiteve: Drejtësi, Konkurrueshmëri dhe Qëndrueshmëri

Një strukturë page e ndërtuar mirë nuk përcakton vetëm sa paguhet një punonjës. Ajo siguron drejtësi të brendshme, e mban organizatën konkurruese në treg dhe ndihmon në tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve të duhur. Ky t…

Kohëzgjatja
1 ditë (3 orë)
17:00–20:00
Formati
Hibrid
Hibrid · Anchor Institute, Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22, 10000 Prishtinë, Kosovë
Vende të lira
20

Çfarë përfshin trajnimi

Një strukturë page e ndërtuar mirë nuk përcakton vetëm sa paguhet një punonjës. Ajo siguron drejtësi të brendshme, e mban organizatën konkurruese në treg dhe ndihmon në tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve të duhur.

Ky trajnim praktik i aftëson pjesëmarrësit të vlerësojnë dhe klasifikojnë pozitat, të krijojnë nivele, grada dhe intervale page, të analizojnë të dhënat e tregut dhe të ndërtojnë paketa pagash dhe benefitesh që mbështesin strategjinë dhe kapacitetin financiar të organizatës.

Shkathtësitë që zhvillohen dhe rezultatet e pritshme

Trajnimi zhvillon shkathtësi në:

  • hartimin e strategjisë së kompensimit;
  • lidhjen e pagave dhe benefiteve me strategjinë e biznesit;
  • dallimin ndërmjet pagës bazë, kompensimit variabil dhe benefiteve;
  • vlerësimin objektiv të pozitave;
  • përcaktimin e faktorëve dhe pikëve të vlerësimit;
  • klasifikimin e pozitave sipas përgjegjësisë dhe kompleksitetit;
  • krijimin e niveleve dhe gradave;
  • përcaktimin e intervaleve të pagave;
  • llogaritjen e minimumit, mesit dhe maksimumit të pagës;
  • dallimin ndërmjet salary grade, salary range dhe pay band;
  • identifikimin e punonjësve nën ose mbi intervalin e përcaktuar;
  • analizimin dhe përdorimin e të dhënave të tregut;
  • përzgjedhjen e pozitave dhe kompanive të krahasueshme;
  • interpretimin e percentilëve të pagave;
  • përcaktimin e pozicionimit të organizatës kundrejt tregut;
  • hartimin e paketave të benefiteve;
  • menaxhimin e rritjeve të pagave dhe promovimeve;
  • kontrollin e kostos së përgjithshme të kompensimit.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • vlerësojnë pozitat sipas përgjegjësisë dhe kontributit të tyre;
  • krijojnë nivele, grada dhe intervale të qarta pagash;
  • analizojnë drejtësinë e brendshme të kompensimit;
  • krahasojnë pagat e organizatës me tregun;
  • identifikojnë mospërputhjet dhe rreziqet në strukturën ekzistuese;
  • ndërtojnë paketa pagash dhe benefitesh konkurruese;
  • planifikojnë rritjet e pagave sipas kritereve dhe buxhetit;
  • prezantojnë një propozim të strukturuar para menaxhmentit.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi u dedikohet:

  • drejtuesve të Burimeve Njerëzore;
  • HR Business Partners;
  • specialistëve të kompensimit dhe benefiteve;
  • specialistëve të Burimeve Njerëzore;
  • specialistëve të financave dhe buxhetit;
  • menaxherëve të departamenteve;
  • drejtuesve dhe pronarëve të bizneseve;
  • profesionistëve që projektojnë, analizojnë ose miratojnë paga dhe benefite.

Kushtet paraprake për pjesëmarrje

Nuk kërkohen njohuri të avancuara financiare. Trajnimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe për profesionistët që përfshihen në projektimin, analizimin, buxhetimin ose miratimin e pagave dhe benefiteve.

Njohuritë bazë në HR, financa ose strukturën organizative përbëjnë përparësi, por nuk janë kusht për pjesëmarrje.

Formati

Trajnimi ofrohet:

  • fizikisht në klasë;
  • online;
  • në format hibrid, varësisht nga organizimi i grupit.

Lokacioni

Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë

Data e fillimit dhe afati për aplikim

Afati për aplikim:
Deri në plotësimin e vendeve.

Trajnimi organizohet me 12–20 pjesëmarrës, për të mundësuar ndërveprim dhe punë praktike.

Orari, kohëzgjatja dhe numri i përgjithshëm i orëve

Orari:
17:00–20:00
Kohëzgjatja:
1 ditë
Numri i përgjithshëm i orëve:
3 orë

Gjuha

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe. Modelet, terminologjia dhe materiale të caktuara profesionale mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.

Çmimi

  • Çmimi Early Bird: 65 €, vetëm për pesë regjistrimet e para
  • Çmimi standard: 99 €

Çmimi përfshin pjesëmarrjen në trajnim, materialet, mjetet praktike dhe certifikatën digjitale.

Lloji i certifikatës

Pas përfundimit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë të Përfundimit për trajnimin “Struktura e Pagave dhe Benefiteve: Drejtësi, Konkurrueshmëri dhe Qëndrueshmëri”, të lëshuar nga Anchor Institute.

Secila certifikatë përmban kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.

Certifikata mund të shtohet në LinkedIn, të përfshihet në CV dhe në portofolin profesional, të publikohet në rrjetet sociale ose të ndahet gjatë aplikimeve për punë. Ajo mbetet e ruajtur dhe e qasshme online në çdo kohë.

Statusi i akreditimit dhe institucioni akreditues

Trajnimi është program profesional i zhvilluar dhe ofruar nga Anchor Institute dhe nuk paraqet kualifikim akademik apo program të akredituar nga një institucion publik.

Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht. Ajo lëshohet përmes Certifier, platformë ndërkombëtare për menaxhimin dhe verifikimin e kredencialeve digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham dhe Amazon.

Certifier mundëson lëshimin dhe verifikimin digjital të certifikatës, por nuk vepron si institucion akreditues.

Emri dhe përshkrimi i trajneres

Dr. Arta Koka Grubi
Eksperte e Strategjisë së Kompensimit dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Dr. Arta Koka Grubi mban dy tituj doktorature dhe ka mbi 20 vjet përvojë drejtuese në sektorin korporativ, publik dhe akademik. Ajo është ekzekutive e certifikuar CHRO dhe ka dhënë kontribut në kërkimin shkencor ndërkombëtar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Ekonominë e Punës.

Është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar Global Women Corporate Award. Në rolin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore dhe Anëtares së Bordit Menaxhues në IPKO Telecommunications, ajo udhëheq procese të planifikimit të fuqisë punëtore, strukturimit të pagave dhe benefiteve, People Analytics dhe menaxhimit strategjik të kostove të stafit.

Gjithashtu, shërben si Anëtare e Bordit Këshillues në HR-Talent Exchange, duke kontribuar në zhvillimin e praktikave bashkëkohore të HR dhe menaxhimit të talenteve në Kosovë dhe Shqipëri.

Informata të tjera relevante

  • Trajnimi është interaktiv dhe i orientuar drejt zbatimit praktik.
  • Pjesëmarrësit punojnë me shembuj të vlerësimit dhe klasifikimit të pozitave.
  • Përfshihen modele për nivelet, gradat dhe intervalet e pagave.
  • Trajtohen shembuj të benchmark-ut dhe analizës së të dhënave të tregut.
  • Materialet mund të përshtaten dhe të përdoren në organizatën e pjesëmarrësit.
  • Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 12–20 persona.
  • Për marrjen e certifikatës kërkohet pjesëmarrja në trajnim.
Aftësitë që fiton
BudgetingPayroll

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Anchor Institute
që nga 2026

Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.

Profili i trajnuesit →