Organizatat që i identifikojnë me kohë liderët e ardhshëm marrin vendime më të mira për zhvillimin, promovimin dhe mbajtjen e talenteve.
Ky trajnim praktik i aftëson pjesëmarrësit të përdorin modelin 9-Box Grid për të vlerësuar performancën dhe potencialin, për të identifikuar talentet kyçe dhe për të ndërtuar plane zhvillimi dhe trashëgimie sipas nevojave të organizatës.
Pjesëmarrësit mësojnë gjithashtu të drejtojnë sesione Talent Review, të kalibrojnë vlerësimet dhe të marrin vendime më objektive dhe të mbështetura në të dhëna.
Pjesëmarrësit zhvillojnë shkathtësi për:
Trajnimi u dedikohet:
Nuk kërkohen njohuri teknike paraprake. Trajnimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe për profesionistët që vlerësojnë punonjës, zhvillojnë talente ose marrin vendime për promovim dhe trashëgimi.
Trajnimi ofrohet fizikisht në klasë dhe online. Sipas organizimit të grupit, mund të ofrohet edhe në format hibrid.
Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë
Trajnimi organizohet me grup të kufizuar prej 12–20 pjesëmarrësish.
Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe. Modelet, terminologjia dhe materiale të caktuara profesionale mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.
Çmimi përfshin trajnimin, materialet dhe modelet praktike, si dhe certifikatën digjitale.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë të Përfundimit për trajnimin “9-Box Grid: Menaxhimi i Talentit”, të lëshuar nga Anchor Institute.
Secila certifikatë përmban kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.
Certifikata mund të shtohet në LinkedIn, të përfshihet në CV dhe portofolin profesional, të publikohet në rrjetet sociale ose të ndahet gjatë aplikimeve për punë. Ajo mbetet e ruajtur dhe e qasshme online.
Trajnimi është program profesional i zhvilluar dhe ofruar nga Anchor Institute. Ai nuk paraqet kualifikim akademik apo program të akredituar nga një institucion publik.
Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht. Ajo lëshohet përmes Certifier, platformë ndërkombëtare për menaxhimin dhe verifikimin e kredencialeve digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham dhe Amazon.
Certifier mundëson lëshimin dhe verifikimin digjital të certifikatës, por nuk vepron si institucion akreditues.
Dr. Arta Koka Grubi
Eksperte e Menaxhimit të Talentit dhe Zhvillimit të Lidershipit
Dr. Arta Koka Grubi mban dy tituj doktorature dhe ka mbi 20 vjet përvojë drejtuese në sektorin korporativ, publik dhe akademik. Ajo është ekzekutive e certifikuar CHRO dhe ka kontribuar në kërkimin shkencor ndërkombëtar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Ekonominë e Punës.
Është fituese e çmimit ndërkombëtar Global Women Corporate Award. Në rolin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore dhe Anëtares së Bordit Menaxhues në IPKO Telecommunications, udhëheq procese të menaxhimit të talenteve, People Analytics, planifikimit të trashëgimisë dhe zhvillimit të liderëve.
Gjithashtu, është Anëtare e Bordit Këshillues në HR-Talent Exchange, ku kontribuon në zhvillimin e praktikave bashkëkohore të HR dhe menaxhimit të talenteve në Kosovë dhe Shqipëri.
Ligjëruese
Fortesa Manaj është një lidere strategjike në fushën e Burimeve Njerëzore me mbi nëntë vite përvojë në industri me standarde të larta në banka dhe telekomunikacion. Si Udhëheqëse e Burimeve Njerëzore në IPKO Telecommunications LLC, ajo drejton strategjinë nga rekrutimi dhe zhvillimi i talenteve, deri te mirëqenia dhe siguria në vendin e punës. E njohur për qasjen e saj analitike dhe ndikimin transformues, Fortesa ndërton sisteme të matshme që rrisin angazhimin, zhvillojnë liderë dhe forcojnë qëndrueshmërinë organizative. Ajo është ligjëruese dhe trajnere aktive, duke kontribuar në formimin e gjeneratës së re të profesionistëve të HR. Me studime në Matematikë Financiare dhe certifikime nga SHRM në Learning & Development dhe Talent Management, ajo kombinon rigorozitetin analitik me inteligjencën njerëzore, duke e pozicionuar veten si një nga zërat më të besueshëm në zhvillimin profesional dhe transformimin organizativ në Kosovë.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.
Anchor Institute e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.