KosovaJob
Anchor Institute

Angazhimi i Punonjësve: Matja, Analiza dhe Veprimi

Organizatat nuk e rrisin angazhimin vetëm duke realizuar anketa. Rezultatet arrihen kur kuptojnë çfarë i motivon punonjësit, matin faktorët e duhur dhe i shndërrojnë të dhënat në veprime konkrete. Ky trajnim praktik i a…

Kohëzgjatja
1 ditë (3 orë)
17:00–20:00
Formati
Hibrid
Hibrid · Anchor Institute, Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22, 10000 Prishtinë, Kosovë
Vende të lira
20

Çfarë përfshin trajnimi

Organizatat nuk e rrisin angazhimin vetëm duke realizuar anketa. Rezultatet arrihen kur kuptojnë çfarë i motivon punonjësit, matin faktorët e duhur dhe i shndërrojnë të dhënat në veprime konkrete.

Ky trajnim praktik i aftëson pjesëmarrësit të matin nivelin e angazhimit, të identifikojnë shkaqet e çangazhimit dhe të ndërtojnë iniciativa që rrisin besimin, produktivitetin dhe mbajtjen e talenteve.

Pjesëmarrësit mësojnë të hartojnë anketa dhe Pulse Surveys, të analizojnë rezultatet dhe të zhvillojnë një plan konkret 90-ditor për përmirësimin e angazhimit.

Shkathtësitë që zhvillohen dhe rezultatet e pritshme

Trajnimi zhvillon shkathtësi në:

  • dallimin ndërmjet angazhimit, kënaqësisë dhe motivimit;
  • identifikimin e faktorëve që nxisin ose dëmtojnë angazhimin;
  • analizimin e përvojës së punonjësve;
  • identifikimin e punonjësve të angazhuar, të paangazhuar dhe aktivisht të çangazhuar;
  • hartimin e anketave të angazhimit;
  • zhvillimin dhe përdorimin e Pulse Surveys;
  • përdorimin e modelit Gallup Q12;
  • përzgjedhjen e pyetjeve dhe shkallës së vlerësimit;
  • përcaktimin e audiencës dhe frekuencës së matjes;
  • analizimin e rezultateve sipas ekipeve dhe grupeve;
  • krahasimin e rezultateve ndërmjet periudhave;
  • identifikimin e tendencave dhe fushave prioritare;
  • dallimin e simptomave nga shkaqet e çangazhimit;
  • zhvillimin e takimeve 1:1 dhe Stay Interviews;
  • përgatitjen e menaxherëve për biseda që ndërtojnë besim;
  • hartimin dhe monitorimin e një plani 90-ditor të angazhimit.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • matin angazhimin përmes metodave të strukturuara;
  • hartojnë anketa të qarta dhe të zbatueshme;
  • analizojnë dhe interpretojnë rezultatet;
  • identifikojnë faktorët me ndikimin më të madh në motivim dhe mbajtjen e talenteve;
  • përfshijnë menaxherët në përmirësimin e angazhimit;
  • shndërrojnë feedback-un e punonjësve në plan konkret veprimi;
  • monitorojnë ndikimin e iniciativave të ndërmarra.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi u dedikohet:

  • drejtuesve të Burimeve Njerëzore;
  • HR Business Partners;
  • specialistëve të angazhimit dhe kulturës;
  • specialistëve të Learning & Development;
  • specialistëve të përvojës së punonjësve;
  • menaxherëve të departamenteve;
  • drejtuesve të ekipeve;
  • drejtuesve dhe pronarëve të bizneseve;
  • profesionistëve që matin përvojën e punonjësve ose zhvillojnë iniciativa për angazhim.

Kushtet paraprake për pjesëmarrje

Nuk kërkohen njohuri teknike paraprake. Trajnimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe për profesionistët që matin angazhimin, analizojnë përvojën e punonjësve ose zhvillojnë iniciativa për përmirësimin e kulturës organizative.

Formati

Trajnimi ofrohet:

  • fizikisht në klasë;
  • online;
  • në format hibrid, varësisht nga organizimi i grupit.

Lokacioni

Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë

Data e fillimit dhe afati për aplikim

Afati për aplikim:
Deri në plotësimin e vendeve.

Trajnimi organizohet me 12–20 pjesëmarrës, për të mundësuar ndërveprim dhe punë praktike.

Orari, kohëzgjatja dhe numri i përgjithshëm i orëve

Orari:
17:00–20:00
Kohëzgjatja:
1 ditë
Numri i përgjithshëm i orëve:
3 orë

Gjuha

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe. Modelet, terminologjia dhe materiale të caktuara profesionale mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.

Çmimi

  • Çmimi Early Bird: 65 €, vetëm për pesë regjistrimet e para
  • Çmimi standard: 99 €

Çmimi përfshin pjesëmarrjen në trajnim, materialet, mjetet praktike dhe certifikatën digjitale.

Lloji i certifikatës

Pas përfundimit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë të Përfundimit për trajnimin “Angazhimi i Punonjësve: Matja, Analiza dhe Veprimi”, të lëshuar nga Anchor Institute.

Secila certifikatë përmban kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.

Certifikata mund të shtohet në LinkedIn, të përfshihet në CV dhe në portofolin profesional, të publikohet në rrjetet sociale ose të ndahet gjatë aplikimeve për punë. Ajo mbetet e ruajtur dhe e qasshme online në çdo kohë.

Statusi i akreditimit dhe institucioni akreditues

Trajnimi është program profesional i zhvilluar dhe ofruar nga Anchor Institute dhe nuk paraqet kualifikim akademik apo program të akredituar nga një institucion publik.

Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht. Ajo lëshohet përmes Certifier, platformë ndërkombëtare për menaxhimin dhe verifikimin e kredencialeve digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham dhe Amazon.

Certifier mundëson lëshimin dhe verifikimin digjital të certifikatës, por nuk vepron si institucion akreditues.

Emri dhe përshkrimi i trajnereve

Dr. Arta Koka Grubi
Eksperte e Angazhimit të Punonjësve dhe Zhvillimit Organizativ
Dr. Arta Koka Grubi mban dy tituj doktorature dhe ka mbi 20 vjet përvojë drejtuese në sektorin korporativ, publik dhe akademik. Ajo është ekzekutive e certifikuar CHRO dhe ka dhënë kontribut në kërkimin shkencor ndërkombëtar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Ekonominë e Punës.

Është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar Global Women Corporate Award. Në rolin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore dhe Anëtares së Bordit Menaxhues në IPKO Telecommunications, ajo udhëheq procese të matjes së angazhimit, People Analytics, mirëqenies së punonjësve dhe transformimit të kulturës organizative.

Gjithashtu, shërben si Anëtare e Bordit Këshillues në HR-Talent Exchange, duke kontribuar në zhvillimin e praktikave bashkëkohore të HR dhe menaxhimit të talenteve në Kosovë dhe Shqipëri.

Fortesa Manaj

Ligjëruese
Fortesa Manaj është një lidere strategjike në fushën e Burimeve Njerëzore me mbi nëntë vite përvojë në industri me standarde të larta në banka dhe telekomunikacion. Si Udhëheqëse e Burimeve Njerëzore në IPKO Telecommunications LLC, ajo drejton strategjinë nga rekrutimi dhe zhvillimi i talenteve, deri te mirëqenia dhe siguria në vendin e punës. E njohur për qasjen e saj analitike dhe ndikimin transformues, Fortesa ndërton sisteme të matshme që rrisin angazhimin, zhvillojnë liderë dhe forcojnë qëndrueshmërinë organizative. Ajo është ligjëruese dhe trajnere aktive, duke kontribuar në formimin e gjeneratës së re të profesionistëve të HR. Me studime në Matematikë Financiare dhe certifikime nga SHRM në Learning & Development dhe Talent Management, ajo kombinon rigorozitetin analitik me inteligjencën njerëzore, duke e pozicionuar veten si një nga zërat më të besueshëm në zhvillimin profesional dhe transformimin organizativ në Kosovë.

Informata të tjera relevante

  • Trajnimi është interaktiv dhe i orientuar drejt zbatimit praktik.
  • Pjesëmarrësit punojnë me modele të anketave të angazhimit dhe Pulse Surveys.
  • Përfshihen modele për Stay Interviews dhe takimet individuale 1:1.
  • Secili pjesëmarrës udhëzohet të ndërtojë një plan 90-ditor të angazhimit.
  • Materialet mund të përshtaten dhe të përdoren në organizatën e pjesëmarrësit.
  • Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 12–20 persona.
  • Për marrjen e certifikatës kërkohet pjesëmarrja në trajnim.
Aftësitë që fiton
People managementTalent managementEmployee relations

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Anchor Institute
që nga 2026

Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.

Profili i trajnuesit →