Planifikimi i stafit nuk është vetëm përcaktimi i një numri në tabelë. Është procesi përmes të cilit organizata përcakton sa punonjës i nevojiten, në cilat role, në çfarë periudhe dhe me çfarë kostoje.
Ky trajnim praktik i aftëson pjesëmarrësit ta lidhin planifikimin e fuqisë punëtore me objektivat dhe buxhetin e biznesit, të analizojnë kapacitetet aktuale, të identifikojnë mungesat ose tepricat dhe të përgatisin një plan të strukturuar të headcount-it dhe kostos së stafit.
Trajnimi zhvillon shkathtësi në:
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Trajnimi u dedikohet:
Nuk kërkohen njohuri të avancuara në financa. Trajnimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe është ndërtuar për profesionistë që planifikojnë, propozojnë, buxhetojnë ose miratojnë nevojat për staf.
Rekomandohen njohuri bazë për strukturën organizative, pagat ose proceset e HR, por këto nuk janë kusht për pjesëmarrje.
Trajnimi ofrohet:
Anchor Institute
Rr. Sylejman Vokshi, nr. 22
10000 Prishtinë, Kosovë
Trajnimi organizohet me një grup prej 12–20 pjesëmarrësish, për të mundësuar ndërveprim dhe punë praktike.
Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe. Modelet profesionale dhe terminologjia e caktuar mund të ofrohen edhe në gjuhën angleze.
Çmimi përfshin pjesëmarrjen në trajnim, materialet, modelet praktike dhe certifikatën digjitale.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë të Përfundimit për trajnimin “Planifikimi i Numrit dhe Kostos së Punonjësve”, të lëshuar nga Anchor Institute.
Secila certifikatë përmban kod unik, link personal dhe kod QR, përmes të cilave punëdhënësit dhe institucionet mund ta verifikojnë menjëherë online autenticitetin e saj.
Certifikata mund të shtohet në LinkedIn, të përfshihet në CV dhe në portofolin profesional, të publikohet në rrjetet sociale ose të ndahet gjatë aplikimeve për punë. Ajo mbetet e ruajtur dhe e qasshme online në çdo kohë.
Trajnimi është program profesional i zhvilluar dhe ofruar nga Anchor Institute dhe nuk paraqet kualifikim akademik apo program të akredituar nga një institucion publik.
Certifikata është profesionale, digjitale dhe e verifikueshme ndërkombëtarisht. Ajo lëshohet përmes Certifier, platformë ndërkombëtare për menaxhimin dhe verifikimin e kredencialeve digjitale, e përdorur nga mbi 2,000 kompani, organizata dhe institucione arsimore, përfshirë UC Berkeley, University of Birmingham dhe Amazon.
Certifier mundëson lëshimin dhe verifikimin digjital të certifikatës, por nuk vepron si institucion akreditues.
Dr. Arta Koka Grubi
Eksperte e Planifikimit Strategjik të Fuqisë Punëtore
Dr. Arta Koka Grubi mban dy tituj doktorature dhe ka mbi 20 vjet përvojë drejtuese në sektorin korporativ, publik dhe akademik. Ajo është ekzekutive e certifikuar CHRO dhe ka dhënë kontribut në kërkimin shkencor ndërkombëtar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Ekonominë e Punës.
Është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar Global Women Corporate Award. Në rolin e saj si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Anëtare e Bordit Menaxhues në IPKO Telecommunications, ajo udhëheq procese të planifikimit të fuqisë punëtore, strukturimit të pagave dhe benefiteve, People Analytics dhe menaxhimit strategjik të kostove të stafit.
Gjithashtu, shërben si Anëtare e Bordit Këshillues në HR-Talent Exchange, duke kontribuar në zhvillimin e praktikave bashkëkohore të HR dhe menaxhimit të talenteve në Kosovë dhe Shqipëri.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Anchor Institute ofron trajnime në: Teknologji, Komunikim, Burime Njerëzore.
Anchor Institute e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.